Terrori ne Sarajeve autori nje serb nga Novi Pazari

Shtetet e Bashkuara premtojnë të bashkëpunojnë ngushtë me Bosnjën në zbardhjen e sulmit të së premtes në ambasadën e SHBA. Një person i armatosur qëlloi në ambasadën amerikanë në Sarajevë në një sulm që zgjati për rreth 30-minuta e për të cilët televizioni shtetëror fajsoi një islamist radikal nga Serbia fqinje.
Personi u plagos me snajper gjatë sulmit të policisë në qendër të Sarajevës, ku mbeti i plagosur rëndë dhe një polic. Televizioni në Bosnjë identifikoi personin e armatosur me kallashnikov si 23-vjeçarin Mevlid Jasarevic, një qytetar serb nga Novi Pazar. Në një konference për shtyp Ministri për Sigurinë në Bosnje Sadik Ahmetovic tha se autoritetet në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Serbi po koordinojnë hetimet mbi sulmin.
"Autori i veprës penale u arrestua dhe ne menjëherë kontaktuam ministrinë e brendshme të Serbisë dhe ministrin e brendshëm, duke qenë se autori erdhi nga vendi fqinj. Kjo rezultoi në veprime të koordinuara në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Serbi. Sipas informacionit që unë kam, ka pasur 18 kontrolle në në Serbi. Në ditët e ardhshme ne do të kontriolle në të gjitha vendet në Bosnjë dhe Hercegovinë që mund të kenë lidhje me atë që ndodhi dje", tha Sadik Ahmetovic Ministri për Sigurinë.
Ambasadori i SHBA Patrick Moon tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me qeverinë e Bosnjë-Hercegovinës.
"Ne do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë që ky hetim të shkojë përpara, dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me qeverinë në të gjitha reformat që janë të nevojshme për të shënuar progres në vend. Shtetet e Bashkuara nuk do të tërhiqen. Shtetet e Bashkuara mbajnë një qëndrim të vendosur ndaj incidenteve të këtij lloji, ashtu siç qëndrojmë të vendosur përkrah qytetarëve të këtij vendi", tha Patrick Moon, Ambasador i SHBA në Bosnjë Hercegovinë.
Një zëdhënës i policisë tha personi që kreu sulmin kishte marrë mjekimet e nevojshme në spital dhe se për momentin ndodhej jashtë rrezikut për jetën. Burime spitalore konfirmuan se ai kishtë plagë me armë zjarri në këmbë. Zëdhënësi i policisë Irfan Nefic deklaroi se se policia besonte se personi i armatosur kishte vepruar i vetëm, por hetimet në vazhdim do të zbulojnë më shumë. Policia në Serbi tha se kishte kryer kontrolle në tre qytete në Serbi, përfshirë edhe Novi Pazar, qytetin e lindjes të personit të armatosur Mevludin Jasarevic. Ministri i brendshëm serb Ivica Daçiç konfitrmoi se "policia ka nisur një operacion kundër lëvizjes islamike ekstremiste Vahabiste në Novi Pazar, Sjenica dhe Tutin.
"Mediat serbe raportuan se policia kishte rritur sigurinë rreth ambasadës amerikane në Beograd. Zyrtarët e sigurisë në Bosnje, tha se Jasarevic, i cili ishte dënuar për vjedhje në Austri në vitin 2005 dhe deportuar në Serbi, kishte hyrë në Bosnjë të premten në mëngjes dhe ishte takuar me islamistë radikalë në Bosnjën veriore në fillim të vitit.
Delina Bitraku