Ne 2008, QKR edhe procedura per licencim
Gjate vitit 2008, Qendra Kombetare e Regjistrimit te Bizneseve do te pranoje edhe aplikime per licencim. Keshtu, pervec regjistrimeve fillestare dhe ndryshimeve ne gjendjen e bizneseve aktuale, gama e sherbimeve te kesaj qendre zgjerohet. I gjithe informacioni i kesaj qendre perpunohet dhe transferohet me pas ne rruge elektronike. Regjistrimet totale te bera gjate gjithe kesaj kohe kapin nje shifer prej 8506 regjistrimesh. Aktualisht kjo qender po zgjeron sportelet e saj ne te gjithe vendin. Deri tani zyra regjistrimi jane hapur ne 7 bashkite me kryesore te vendit, te cilat kane dhe fluksin me te madh te bizneseve. Nderkohe, procesi i zgjerimit te ketyre sporteleve planifikohet qe te perfundoje per cdo bashki qender qarku deri ne fund te vitit 2008.