E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyjne per Krishtlindje 21 576 emigrante

TIRANE - Ne gjashte pikat kufitare te vendit, ne 24 oret e fundit kane hyre 21 576 persona dhe kane dale 4 777 te tjere. Nderkohe qe jane arrestuar 4 persona ne kerkim dhe jane prapesuar 9 persona me kombesi te huaj. Shifrat behen publike nga Policia e Shtetit, ne kuader te masave te marra per te perballuar fluksin e festave te fundvitit. Hyrjet dhe daljet me te medha regjistrohen ne piken kufitare te Kakavijes, kurse me te uletat shenohen kalimin kufitar te Sarandes. Per te siguruar dhe parandaluar krimin kufitar, efektivat e policise kane realizuar nje bashkepunim te ngushte me agjencite e udhetimit, agjencite e zbatimit te ligjit ne kufi dhe me policite e vendeve fqinje. Masat e marra jane perqendruar ne shtimin e personelit qe jane te trajnuar neper pikat kufitare, ne shtimin e sporteleve, 5-10 te tille, si dhe ne lehtesimin e procedurave, ne menyre qe te eliminohen vonesat te cilat krijojne radhe te gjata. Gjithashtu, pjese e rendesishme e ketyre masave eshte respektimi i Kodit te Etikes Policore, qe nenkupton nje komunikim sa me te mire mes punonjesve dhe personave qe hyjne e dalin per shmangien e konflikteve te mundshme. Ndersa nje kontroll i rrepte do te ushtrohet ne menyre qe te parandalohet trafiku i qenieve njerezore, trafiku i lendeve narkotike, te cilet mund te vijne si rezultat i fluksit te madh te punes. Gjithashtu, i eshte dhene prioritet nje bashkepunimi me homologet e Greqise, Kosoves, Maqedonise dhe Malit te Zi, per zgjidhjen e situatave te ndryshme qe mund te lindin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›