E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne 2009 nderkombetaret na tradhetuan

Portali online “Le Courrier des Balkans” ka zhvilluar një intervistë me Edi Ramën, i cili do të qeverisë Shqipërinë në katër vitet e ardhshme.

Rama i është përgjigjur pyetjeve që lidhen me sensin e angazhimit të tij në politikë dhe për rivalin e tij, Sali Berisha. Gazetari i këtij portali e përshkruan kohën gjatë intervistimit të Ramës si “Takim me një burrë që bën politikë për të mashtruar vdekjen”. Pas 8 vjetësh përballjeje të acaruar, një ndjenjë revanshi? Kjo është pyetja e parë drejtuar Ramës, i cili që në fillim shpreh keqardhjen për qëndrimet e ndërkombëtarëve pas zgjedhjeve të 2009-ës. Pas zgjedhjeveDiplomatët: Më në fund zgjedhje të lira Shkodër, PR akuza PDNoka fajëson shqiptarët “Më e vështira është të humbësh kur kundërshtari ka manipuluar votën”, e nis Rama përgjigjen, e cila vijon me këtë deklarim: "Në 2009, komuniteti ndërkombëtar na tradhtoi duke pranuar rezultate të falsifikuara. Gjatë zgjedhjeve lokale në Tiranë në vitin 2011, ishte akoma më keq. Një situatë plotësisht kafkjane", thekson Rama. "OSBE-ja botoi një raport,- shprehet Rama - në të cilin thuhej, nga njëra anë që një e treta e votave ishte falsifikuar, dhe nga ana tjetër që nuk kishte pasur manipulime. M’u desh të pranoja humbjen për 10 vota". Rama është pyetur nëse polarizimi shumë i fortë që ekziston në Shqipëri midis Partisë Socialistë dhe Partisë Demokrate, a është një lloj strategjie? Kjo është përgjigjja: "Nga ana e Berishës…Për një kohë të gjatë unë refuzova përballjen me të. Thonin që isha shumë skandinav për Shqipërinë. Por në 2009, pas falsifikimit të zgjedhjeve, u futëm në një përplasje monumentale, një polarizim i një dhune ekstreme.Për rreth dy vjet ishte e tmerrshme. Në janar 2011 disa manifestues u vranë në rrugë. Ishte aty që komuniteti ndërkombëtar filloi të kuptonte që kishte një problem me Berishën. Por disa muaj më vonë, OSBE-ja dha prapë një raport të pabesueshëm mbi zgjedhjet lokale". Intervista vijon me pyetjen nëse kjo fitore, është një mënyrë për të shpëtuar të ardhmen politike të Ramës. “Unë nuk bëj politikë për të shpëtuar lëkurën, - thotë Rama, - Sigurisht, ka gjithmonë një aspekt personal. Politika është edhe një mënyrë për t’u afirmuar, apo jo? Nuk u bëra Edi Rama nëpërmjet politikës. Unë isha Edi Rama përpara. Ne qoftë se qëndroj, është për të bërë diçka. Kam një problem me vdekjen", deklaron kryeministri i ri i Shqipërisë. "Vjen nga fakti,- thekson Rama,- që jam një artist. Kam një problem me vdekjen dhe me historinë. Dua të lë një emër. Nuk më intereson për të tjerat. Bëj politikë për të luftuar idenë e vdekjes". / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›