E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentet e UA ne nje koncert klasik me arie boterore

Pjesë të njohura të repertorit operistik botërore do të interpretohen nga studentët e degës kanto të Universitetit të Arteve në një koncert klasik në Teatrin e Operas dhe Baletit mbrëmjen e së dielës.

Janë përgatitjet e fundit për koncertin klasik.

Arie të njohura të repertorit botërore do të vij për publikun kryeqytetas mbrëmjen e së dielës nga studentet e degës kanto të Universitetit të Artreve. Profesori i tyre Nikolin Gurakuqi vlerëson kualitetin e këtyre zërave të rinj si dhe aspektin interpretativ.

Protagonistët e mbrëmjes klasike të emocionuar shprehin kënaqësinë që prekin skenën e operas për herë të parë ëndërr e cdo këngëtari lirik.

Kejsi Tola të cilën më së shumti e kemi parë të angazhuar me muzikën e lehte duket se muzika klasike e ka përfshirë tërsisht.

Ky koncert I cili përmbyll edhe vitin shkollor të këtyre studentëve shënon risi pasi cdo arie e interpretuar është e inskenuar me regji ndryshe nga herë të tjera ku solistët thjeshtë këndojne në skenë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›