E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne 2010, i gjithe Blloku pa trafik

Deri ne vitin 2010 do te mundesohet bllokimi i trafikut ne te gjithe zonen e ish-Bllokut, pasi projekti te kete kaluar ne 4 faza. Faza e pare qe do te aplikohet menjehere perfshin segmentin e rruges "Ismail Qemali", qe kryqezohet nga lindja me rrugen "Deshmoret e 4-Shkurtit" dhe perendimi me rrugen "Vaso Pasha". Faza e dyte qe do te mbyllet brenda vitit 2008 perfshin segmentin e rruges "Ismail Qemali", qe kryqezohet nga lindja me Bulevardin "Deshmoret e Kombit" dhe perendimi me rrugen "Deshmoret e 4-Shkurtit". Dhe, faza e trete qe perfundon ne fund te vitit 2009, perfshin segmentet e rrugeve "Brigada e VIII", rruga "Pjeter Bogdani" dhe rruga "Nikolla Tupe", qe kryqezohen nga lindja me rrugen "Deshmoret e 4-Shkurtit" dhe perendimi me rrugen "Vaso Pasha". Faza finale qe do ta ktheje bllokun teresisht ne zone me trafik te kufizuar shtrihet midis bulevardit "Deshmoret e Kombit" nga pjesa lindore, bulevardit "Bajram Curri" nga pjesa veriore, rruges "Abdyl Frasheri" nga pjesa veriore dhe rruges "Sami Frasheri", nga pjesa perendimore. Kjo faze mbyllet ne fund te vitit 2010.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›