E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalimashi, 250 milione euro ne 2009

Viti 2009 do te kerkoje rreth 250 milione euro per perfundimin e punimeve te rruges Rreshen-Morine. Ministria e Financave ben te ditura detajet e muajve te fundit te kontrates me "Bechtel & Enka", ne baze te kushteve te vena, pritet qe ne fund te qershorit te vitit te ardhshem segmenti rrugor te jete i hapur. Sipas zv/ministrit te Financave, Sherefedin Shehu, keto fonde do te perfitohen nga shitja e eurobonove dhe nga buxheti i shtetit.

Financimet

Rreth 250 milione euro mund te kushtoje ne fazen e fundit, ndertimi i aksit rrugor Rreshen-Morine. Ministria e Financave, ne baze te kontrates me Bechtel&Enka dhe nenkontraktorit parashikon qe gjate vitit te ardhshem te jepet kjo shume, dhe rruga do te jete e perfunduar. Sipas kontrates se nenshkruar me qeverine, ne fund te muajit qershor pritet te behet dhe inaugurimi i rruges. Madje, zv/ministri i Financave, Sherefedin Shehu ne nje prononcim per mediat theksoi se nese nuk do te respektohet afati do te penalizohet kompania. "Per 2009-e pritet ta mbyllim kete projekt. Sipas projektit te zbatimit parashikohet qe te mbyllet brenda qershorit te vitit te ardhshem. Nese nuk mbyllet pastaj ka penalitete per kompanine", deklaroi Shehu. Nderkohe, lidhur me hipotezat e kostove te ndertimit te aksit teresisht te rri rrugor, Shehu shprehet se shifrat e publikuara nuk jane te verteta. "Keto jane me shume spekulime besoj une. Edhe ato qe thote prokuroria apo ata qe merren me prokurorine nuk jane ekspertet e kesaj pune, sepse aty ka nje kontrate e cila eshte fiksuar ne nje cmim", vazhdoi ai. Sipas tij, jane vetem specialistet e ministrise se Financave dhe Transporteve qe mund te japin kostot e ndertimit.

Kostot

Rruga teresisht e re Rreshen-Kalimash mendohet te mos e kaloje koston prej 700 milione euro. Gjate vitit te pare, per ndertimin e segmentit rrugor u dhane rreth 150 milione euro, ndersa me pas, per vitin 2008 qeveria shqiptare ka dhene rreth 300 milione euro. Kjo shume arrin deri ne 450 milione euro. Nderkohe per vitin e ardhshem, pritet qe te jepen dhe rreth 230-250 milione euro, cka do te coje ne total shumen e financimit ne rreth 700 milione euro. Burime ne ministrine e financave, por dhe ne baze te kontrates se nenshkruar parashikohet qe te kete dhe pagesa te tjera shtese. Ne perfundim te punimeve, do te shihet nese ka pasur ndryshim te kostove. Parashikohet qe deri ne 20 per qind ndryshim te kontrates te paguhet mes qeverise dhe kompanise Bechtel&Enka. Pra kostot shtese mbi parashikimet do te ndahen mes paleve ne kontrate. Nese keto kosto e kalojne kufirin prej 20 per qind shtese, atehere, do te jete qeveria shqiptare qe do te paguaje. Gjithsesi, ngelet mbyllja e punimeve per te qartesuar qeverine dhe shqiptaret per cmimin e rruges me te madhe ne Shqiperi. Qeveria shqiptare nenshkroi me 6 tetor te vitit 2006 kontraten per ndertimin e segmentit me te veshtire qe eshte Rreshen-Kalimash. kontrata u nenshkrua me konsorciumin e perbere nga kompania amerikane "Bechtel International" dhe ajo turke ENKA te cilat u deklaruan fituese pas nje tenderi nderkombetar.

Tuneli

Po punohet njekohesisht ne te dy tunelet, ne te dyja hyrjet veri dhe jug paralelisht. Deri pak dite me pare progresi total i kombinuar ne te dy galerite e tunelit eshte 7 kilometra. E thene ndryshe nga 12 kilometra tunel qe duhet te hapet per te dy korsite (rruget jane parashikuar me nga kater korsi, dy vajtje dhe dy ardhje), deri tani eshte hapur me shume se gjysma e tyre. Per realizimin e ketyre punimeve kompania po perdor nje numer te madh makinerish. Behet fjale per 1300 makineri te tipave te ndryshme. Ne pajisjet e medha perfshihen dy nyje asfalti, nje ne Klos dhe nje ne Kukes, 5 sonda per te hapur tunelet, dy lancera per traret e urave, 2 impiante te prodhimit te trareve te paranderur te urave, 6 nyje betoni, dy gurore, 6 vinca te lartesive dhe peshave te medha, 380 kamione, 92 ekskavatore. Sipas burimeve, aktualisht jane 3.700 punetore qe punojne ne projekt. Ne fund te muajit gusht, projekti arriti ne total 13.4 milione ore pune.

Autostrada, asfaltohen 500 metrat e para

Asfaltimi i rruges Rreshen-Kalimash tashme ka nisur. Shtate ura jane ndertuar dhe me shume se gjysma e tunelit eshte e perfunduar. Sipas te dhenave nga kompania "Bechtel & Enka", po vazhdon puna ne gjithe gjatesine e rruges prej 60 kilometra, ku tashme kane marre formen e asfaltit 500 metrat e para, ne dalje te tunelit. Kjo pjese e asfaltuar eshte ne nje seksion prove, ne afersi te portalit verior te tunelit per te riparo cilesine e asfaltit.

Punimet, hapen 7 urat e para te rruges

Avancojne punimet ne segmentin rrugor, Rreshen - Kalimash, pjese e autostades Durres-Kukes, ku punon kompania "Bechtel&Enka" me nje gjatesi prej 60,4 kilometrash, nje nder akset me te veshtire te kesaj vepre, nder me te medhate qe po ndertohet aktualisht ne shtetet e Ballkanit. Ne kete segment po punohet per t'u ndertuar 27 ura gjithsej me nje gjatesi te pergjithshme prej 4 kilometrash me nje lartesi deri ne rreth 90 metra te larte. Trasete e urave qe po ndertohen jane me traversa 40 metershe me peshe 140 toneshe, ndersa per te gjitha urat e ketij segmenti duhen ndertuar 615 panele gjithsej. Kompania "Bechtel&Enka", ne ndertimin e urave e paneleve po punon me cimento te certifikuar te llojit "ISO 9001", sipas standarteve te KE-se. Aktualisht eshte ne perfundim vendosja e panelave ne uren me te madhe te segmentit Rreshen - Kalimash me gjatesi prej 316 metra e rreth 90 metra te larte. Ndersa hapja e tuneleve ka perfunduar ne rreth 7000 metra, ose rreth 65 per qind te tij, me nje ritem 4 - 5 metra ne 24 ore. Plot, 7 ura kane perfunduar dhe ato tashme perdoren nga mjetet e kompanise per te lehtesuar trafikun. Jane ndertuar bazamentet dhe kembet mbajtese edhe per 15 ura te tjera. Deri tani jane germuar mbi 25 milion meter kub material duke perdorur 9 milion meter kub, material mbushese si dhe jane vendosur 151.000 metra kub struktura betoni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›