Ne 2013-en LSI koalicion me PD apo PS

Gjate nje takimi me simpatizante dhe anetare te LSI-se ne Maliq te Korces kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta i pyetur se me cilen parti do te beje koalicion ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare u shpreh se kjo parti nuk do ta ndryshoje drejtimin e saj ne 2013-en pasi sipas tij LSI ne cdo rast ka bere zgjedhjen e duhur dhe serish ne te ardhmen do te jete ne te njejtin drejtim me interesat e vendit. Pas zgjedhjeve te 8 majit doli ne skene ideja per nje bashkim te mundshem te LSI-se me PS-ne per zgjedhjet e pergjithshme te 2013-es. Shume komente jane bere deri tani dhe komenti me i fundit ka qene ai i Edi Rames ne mbledhjen e fundit te Asamblese ku mbylli hamendesimet per bashkim me Meten. Ne fjalen e tij kreu i socialisteve Rama ka thene se Ilir Meta eshte pjese e pushtetit dhe nuk ka opozite qe te mund te thote qe na duhet gjysma e pushtetit per te mundur pushtetin. Ai e ka bere zgjedhjen e tij dhe ne nuk kemi cti themi per sa kohe ajo mbetet zgjedhja e tij.