Vizita e Topit ne Katar takohet me perfaqesues te komunitetit shqiptar

Presidenti i Republikes Bamir Topi ne diten e pare te vizites se tij ne Doha ku do te marre pjese ne punimet e Forumit te 4-te te Aleances se Civilizimeve te Kombeve te Bashkuara zhvilloi sot edhe nje takim te ngrohte e te perzemert me perfaqesues te bashkesise shqiptare ne Katar. Ne takim ishte i pranishem edhe Ambasadori i Shqiperise ne Katar Ridi Kurtezi. Gjate takimit me bashkatdhetare nga Shqiperia Kosova e Maqedonia qe te gjithe intelektuale dhe eksperte te shquar ne fusha te ndryshme Presidenti Topi u njoh me veprimtarine e tyre ne Katar duke vleresuar faktin qe vete prania e shqiptareve te profesioneve te kualifikuara dhe puna e tyre e cilesore sherbejne per te konsoliduar urat e miqesise dhe te bashkepunimit mes dy vendeve si dhe per rritjen e imazhit te shqiptareve anembane botes. Me tej presidenti Topi shprehu besimin qe kontributi i bashkatdhetareve tane te mire-integruar ne kete vend qe po modernizohet me shpejtesi marramendese do te jete i dukshem dhe i prekshem edhe per te ardhmen e Shqiperise duke qene se ata kane mundesine te sjellin pervojen e marre ne Katar duke kontribuar keshtu ne perparimin e metejshem te vendit tone ne fusha te tilla si mjekesia sigurimet shoqerore industria e kompanive ajrore etj. Nga ana tjeter perfaqesuesit e bashkesise shqiptare ne Katar pasi cmuan lart kete takim vleresuan interesimin e sinqerte e te drejtperdrejte te Presidentit Topi per tu njohur personalisht dhe me nga afer me veprimtarine dhe sukseset e bashkeatdhetareve tane kudo ku ata jetojne e punojne duke i bere te ndihen me mire nga kujdesi dhe vemendja e vazhdueshme personale dhe institucionale qe tregon Kreu i Shtetit shqiptar.