Në “Eurovizion” do këndohet edhe shqip

“Kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovizion 2012” do të këndohet në gjuhën shqipe”, shkruhet në faqen zyrtare të Festivalit Evropian të Këngës.
Që prej dy javësh Rona ndodhet në SHBA për të realizuar versionin përfundimtar të këngës “Suus”, që do të jetë tri minuta duke iu përmbajtur rregullave të “Eurovizionit”.
Kënga është regjistruar në studiot e “Ocean Way Recording” dhe “Capitol Records” në Los Anxheles, ndërsa përpunimi i saj është bërë në studion muzikore “Sterling”, në Nju Jork.
Sapo të jetë gati kënga pritet të bëhet publike. Këngëtarja nga Kosova do të ngjitet në skenë në natën e parë të festivalit, më 22 maj, së bashku me shtete si Rumania, Greqia, Rusia, Belgjika, Hungaria etj.
Këtë vit në “Eurovizion” do të konkurrojnë 37 këngë në dy net gjysmëfinale, 22 dhe 24 maj, ndërsa finalja e madhe do të jetë mbrëmjen e 26 majit.
/Start/E.B/
2012-02-18 19:12