E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftanijet iraniane hyjnë në Mesdhe

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia  iraniane e lajmeve, “Irna” e cila citoi kryekomandantin e marinës, admiralin Habibollah Sayyari.
     
Ai nuk dha detaje për numrin dhe natyrën e anijeve pjesëmarrëse në një operacion, i dyti në një vit, destinuar për të treguar fuqinë e Republikës së Iranit.
     
Operacioni i parë i anijeve luftarake në Mesdhe që prej revolucionit islamik në vitin 1979 provokoi në muajin shkurt 2011 reagime të ashpra nga ana e Izraelit dhe SHBA-së./Start/

                                                                                             2012-02-18 16:49
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›