Në Afganistan vritet një gazetar britanik dhe një marins amerikan
Zyrtarët britanik thanë se një shpërthim në Afganistanin jugor vrau një
gazetar britanik dhe një marins amerikan.
Ministria e brëndshme britanike tha se Rupert Hamer, korrespondenti i
gazetës Sunday Mirror u vra ndërsa po udhëtonte sot me marinsat amerikanë në
patrullë në provincën Helmand.
Fotografi Fillip Kobërn u plagos rëndë bashkë me katër marinsa të tjerë. Zyrtarët tërhoqën njoftimin e mëparshëm sipas të cilit një ushtar
afgan ishte mes të vrarëve.
Hamer mendohet të jetë gazetari i
parë britanik që vritet në konfliktin afgan. Me anë të një deklarate,
kryeministri Gordon Brown i shprehu ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të
gazetarit.
Ndërkohë,
autoritetet amerikane dhe afgane nënshkruan një marrëveshje që pritet të transferojë përgjegjësitë në qendrën e burgimit
të Bagramit deri në fund të vitit.Ministria e brendshme
afgane njoftoi dje se trupat do të fillojnë stërvitjen për të kryer hetime,
ndalime dhe gjykimin e të burgosurve. //iç//