FSK dërgon në Shqipëri forca shtesë me rastin e përmbytjes
Forca e Sigurisë së Kosovës ka dërguar sot në Shqipëri një njësi
shtesë për të mbështetur autoritetet në përballjen e gjendjes së
krijuar pas përmbytjeve të ditëve të fundit.Dërgimi
i trupave shtesë pasoi kërkesën e djeshme te qeverisë së Kosovës, e
cila ndau po ashtu një ndihme fillestare prej 200 mijë eurosh për të
mbështetur Tiranën zyrtare. Edhe disa nga komunat e Kosovës kanë
dërguar ndihma për zonat e goditura në Shqipëri si dhe kanë siguruar
strehim për të gjithë ata që mund të evakuohen nga zonat e përmbytura.
Njësia shtesë e Forcës së Sigurisë e cili u nis sot në mëngjes për në
Shqipëri do t'i bashkohet njësisë së parë që u dërgua atje më 5 janar. Kjo është hera e parë që Forca e Sigurisë së Kosovës merr pjesë në një
mision humanitar jashtë shtetit që nga fillimi zyrtar i veprimtarisë së
saj. //iç//