Në Angli këmbëngulin, Mourinjo rikthehet në Premier Ligë
Pas përgënjeshtrimit të një interviste në “Times”, në të cilën Mourinjo pretendoi se ia kishin deformuar fjalët, në një artikull sot “Daily Mail” ngul këmbë se “I veçanti” është gati të rikthehet në ishull që në merkaton e verës, duke refuzuar në këtë mënyrë rinovimin e kontratës me Interin deri në fund të vitit 2012.
Sipas tabloidit, tani për tani Mourinjo nuk mund të përgënjeshtrojë asgjë dhe se ai vetëm i lumtur nuk është në Itali. Po ku mund të shkojë Hoze Mourinjo? Tre destinacionet e mundshme janë Mançester Junajtid, Liverpuli apo Mançester Siti.
Trajnerët e dy ekipeve të fundit për momentin nuk do të lëvizin, kurse për të parin as që mund të mendohet të guxojë njeri t’i përmendë largimin. Por është gjithashtu e vërtetë se askush më tepër se Fergusoni nuk e admiron Mourinjon. Prandaj, sipas “Daily Mail”, Sër Aleks do të ishte i lumtur ta shihte trajnerin portugez si pasardhësin e tij në “Old Traford”.