Shqipëria shënon 55 raste të reja të infektuar me Sida
E ndërsa në botë, kryesisht në Afrikë numri i të prekurve me këtë virus vdekjeprurës është me miliona, edhe në vendin tonë rastet shohen çdo vit.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në Shqipëria numri i të prekurve ka arritur në 379 persona. Vetëm për gjatë një viti, ka posur 55 raste të reja të infektimit me këtë virus. Sipas ISHP-së, ndër të prekurit janë edhe 21 fëmijë, shumica prej të cilëve e kanë marrë virusin nga nënat.
Ndërkohë, dy persona kanë gjetur vdekjen këtë vit nga infektimi me SIDA. Dy fëmijë janë prekur këtë vit nga kjo sëmundje ndërsa të tjerë janë prakur vite më parë.
Shoqata e të sëmurëve me Hiv-Aids ka denoncuar mjekët për neglizhencë dhe mos korrektësi në trajtimin e kësaj kategorie personash. Sipas tyre, shpesh herë ka edhe mungesë medikamentesh për trajtimin e të prekurve me virus.