E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Në Austri rikthehet Sprinti

Pas Imolas, të shtunën i takon pistës në Spielberg, të presë Sprintin. Ky do të jetë i dyti sipas renditjes në kalendarin e Botërorit 2022 të Formula 1. Pas eksperimenteve të vitit të kaluar, formati i Sprintit ka ndryshuar. Fillimisht është ndryshuar emërtimi, nga Kualifikueset Sprint, në vetëm Sprint. Nuk ka ndryshuar vetëm gjatësia prej 100 km e ndalimi në bokse nuk është i detyrueshëm, gjithashtu do të jepen pikë për renditjen botërore, për pilotët e renditur në 8 vendet e para.

Mbi të gjitha, ajo do të përcaktojë rendin e nisjes së garës së të dielës. Ndërsa polepozition i arritur të premten, do t’i përkasë si statistikë pilotit, në historinë e botërorëve. Prova e fundit e Sprintit prej 100 km në  këtë kampionat botëror të Formula 1, do të bëhet në Interlagos, Çmimin e madh të Brazilit. Qualifikueset e Çmimit të Madh të red Bull Ring zhvillohen të premten në orën 17.00. Sprinti të shtunën në orën 16.30 dhe gara të dielën në orën 15.00.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›