Në Berlin promovohet ‘Libri i fundit’

Të enjten, me datën 22 nëntor në Berlin, shtëpia botuese PA, me seli në Prishtinë, organizoi promovimin e “Libri i fundit” të autorit Gëzim Aliu.
Edhe pse në këtë mbrëmje në Berlin kishte shumë manifestime tjera, për orën e leximit nga libri “Libri i fundit” gjetën kohë një numër i konsiderueshëm dashamirës të librit, ku nga libri poeti Sokol Ferizi për të pranishmit lexoi tregimin “Udhëtimi”.
Kjo përmbledhje tregimesh u prit me interesim të madh, dhe u klasifikua nga ata që veç e kishin lexuar librin, si një e qëlluar letrare.
Në këtë manifestim pat edhe të interesuar gjermanë, të cilëve botuesja ua dha tregimin e përkthyer nga Zuzana Finger në gjermanishte “Das Erste Mal”. Libri në Berlin mund të blihet në Ada Company, Goebenstraße 13, 10783 Berlin.