E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç, më tepër se gjysma e PSG-së (video)

Zlatan Ibrahimoviç ishte përforcimi më i madh i Paris Saint-Germainit gjatë afatit kalimtar të verës.

Ylli suedez konfirmoi statusin e tij duke qenë futbollisti kryesor i gjigantit francez deri më tani gjatë këtij stinori. Me golat dhe kontributin e tij në përgjithësi, Ibrahimoviç ka qenë i përfshirë në 65 përqind të golave të skuadrës pas 14 xhirosh në Ligue 1.

Ish anëtari i Milanit ka realizuar 12 gola dhe ka bërë tre asistime. Këtu llogariten edhe dy ndeshjet në të cilat mungoi për shkak të një suspendimi. Statistika prej një kampioni të padiskutueshëm. Ibrahimoviç shënoi dy herë në fitoren 4-0 ndaj Troyesit të shtunën. Ishin këta golat e tij 200 dhe 201 në karrierë. Suedezi, para transferimit në PSG luajti për Malmon, Ajaxin, Juventusin, Interin, Barcelonën dhe Milanin.

Kurse, ai me shokë kanë arritur të kualifikojnë skuadrën për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, objektiv i rëndësishëm për skuadrën nga Parc des Princes që ka bërë investime të mëdha në përforcime dhe tani kërkon rezultate, të cilat po i merr kryesisht falë Ibrahimoviçit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›