Në Brazil futbolli është festë
Pavarësisht protestave të dhunshme që i kanë paraprirë Kupës së Konfederatave dhe Kupës së Botës “Brazil 2014″ ndeshja hapëse mes Brazilit dhe Japonisë tregoi edhe një herë se futbolli në vendin e sambas i tejkalon përmasat e një ndeshje sporti por shkon deri aty sa shndërrohet në festë popullore.

Imazhet që shijuam dje në stadiumin e Brasilias vërtetuan edhe një herë dashurinë e këtij vendi për sportin e futbollit.

Fëmijë, të rinj, burra, gra, të moshuar dhe persona të çdo lloj moshe ishin të pranishëm dje në stadium duke i dhënë notat e një show ndeshjes inaguruese.

