Në Bruksel mbahet samiti për evro-perspektivën e Ballkanit
Sot në Bruksel mbahet Samiti i nivelit të lartë për Ballkanin, në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve evropiane, të shteteve të rajonit, biznesmen dhe ekspertë të lëmive të ndryshme.
Temë diskutimi do të jenë çështjet të cilat kanë të bëjën me integrimin e vendeve të rajonit në Bashkim Evropian.
Debati në samitin evropian do të zhvillohet në tre sesione. Në të parin do të bisedohet për ndikimin dhe pasojat e strategjisë për zgjerim të BE-së për Ballkanin, për pokpamjet e Kroacisë, Maqedonisë dhe vendeve të tjera nga rajoni për hyrje në BE, por edhe për disponimin e BE-së për pranim të shteteve ballkanike.
Sesioni i dytë është i dedikuar ndikimit të BE-së ndaj politikës së Ballkanit, kurse në sesionin e tretë do të bëhet fjalë për atë se sa qytetarët në shtetet e Ballkanit janë për integrim në Union dhe se a dëgjohet zëri i tyre në Bruksel. Do të bisedohet edhe për zhvillimin ekonomik të rajonit, për nevojën e krijimit të klimës stabile për biznes nëpërmjet reduktimit të ndikimit të politikës dhe politikanëve ndaj ekonomisë dhe për benificionet të cilat do t'i kishte Ballkani nga integrimi në BE.
Samiti është organizuar nga ” Miqtë e Evropës” dhe Fondacioni “Konrad Adenauer” dhe do të drejtohet nga Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Oli Ren.
Siç është paralajmëruar nga vendet e ballkanit do të marrin pjesë, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, shefi i diplomacisë maqedonase, Antonio Miloshoski dhe evroparlamentari Jelko Kacin. (INA)