E Diel, 1 Nëntor 2026

Whithers: Nuk kam lidhje me aferat e armëve

Ambasadori amerikan në Tiranë, John Whithers ka reaguar për akuzat që janë ngritur ndaj tij lidhur me tregtinë e armëve në Afganistan. Pas dëshmisë së njërit prej bashkëpunëtorëve të tij, ka qenë Ambasada Amerikane që ka përgatitur një deklaratë shtypi në emër të ambasadorit. Ndër të tjera në këtë deklaratë thuhet se: “Ambasadori John Whithers është në dijeni të pretendimeve të ngritura nga Kongresi dhe është duke studiuar letrën. Ai beson në shqyrtim të drejtë të fakteve dhe beson te e vërteta”. Sipas tij faktet do hedhin poshtë çdo pretendim të ngritur ndaj tij.

Dokumentet nga Komiteti Ushtarak qeveritar i atashuar kanë vërtetuar se ambasadori amerikan në Shqipëri ka qenë ka lejuar ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu për të dërguar municione kineze në Afganistan duke fshehur origjinëne tyre me anë të ripaketimit. Lajmin e kanë konfirmuar edhe investiguesit e çështjes.

Por një zyrtar nga Departamenti Amerikn, i cili kërkon të mbetet anonim për shkak të hetimeve që ai bën në AEY, tha se ka folur të hënën me Zotin Whithers, dhe ai kundërshton me forcë deklaratat e Major Harrisonit.

Zyrtari i lartë tha para Kongresit se ai nuk e ka intervistuar asnjëherë Zotin Uithers ose anëtarë të tjerë të Ambasadës në formë zyrtare.

Ambasadori John L. Whithers II, ka takuar ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu në fshehtësi dhe kanë rënë dakord për fshehjen e origjinës së armëve.

Kompania me qendër në Majami ka blerë municione nën një kontratë të Ushtrisë amerikane, me qëllim furnizimin e forcave sekrete afgane, megjithëse ligji amerikan e ndalon tregtimin e armëve kineze.

Majori Larry D. Harrison II, ka qenë dëshmitar në këtë takim të bërë natën e e 27 nëntorit 2007. Ai ka dëshmuar para Investiguesve se Mediu i kërkoi ndihmën Ambasadorit Ëhithers, dhe ai ishte i shqetësuar se kjo gjë do të zbulohej dhe do të akuzohej për përfitime nga shitja e armëve.

“Mediu urdhëroi komandantin e Përgjithshëm të Shtabit të Shqipërisë të ndryshonte paketimet e municioneve kineze me qëllim që gjithçka të dukej në rregull” – thuhet në dëshminë e Harrisonit.

Investiguesit e kanë telefonuar në datën 9 qershor Major Harrisonin, dhe publikimi i dëshmisë së tij është bërë të hënën.

Në kohën e takimit, kompania AEY Inc. ishte nën investigim për trafik ilegal municionesh përfshirë edhe ato kineze.

Të premten, presidenti i kompanisë, Efraim Diveroli 22 vjec dhe tre persona të tjerë filluan shitjen e armëve kineze të ndaluara për Pentagonin.

Në 27 Mars, Neë York Times publikoi një artikull ku thuhej se dokumentat shqiptare tregonin se kompania me bazë në Miami ka blerë më shumë se 100 milionë fishekë kinezë që ishin ruajtur për dekada të tëra në arka.

Zoti Diveroli pranoi se ka bërë ripaketim në kuti kartoni, por shumë prej tyre janë prishur ose dekompozuar pas transportit në zonat e luftës. Kishte raste edhe kur municione të ndryshme ishin bërë bashkë. Në disa raste municioni ka qenë i pisët, i prishur ose i mbuluar me ndryshk.

Operacioni i ripaketimit i bërë nga një nënkontraktor i AEY-së në Aeroportin e Rinas ka qenë në fokusin e investigimeve të Kongresit Amerikan.

Sipas përkthimit të bërë nga ekspertët Major Harrison tha për Kongresin se ai nuk ishte dakord që të fshiheshin kutitë nga gazetari i Neë York Times dhe tha se ndihej shumë në faj për këtë gjatë takimit.

Major Harrison, i cili ka qenë shef për çështjet e mbrojtjes në ambasadë tha se është koshient për përpjekjet amerikane për trajnimin dhe modernizimin e ushtrisë shqiptare, por tha se sugjerimi i tij për të ndaluar reporterin e NYT për të vizituar bazën ushtarake është kundërshtuar.

Në një letër drejtuar Sekretares së shtetit Kondoleza Rice, përfaqësuesi Henry A. Waxman tha se kishte shenja që zyrtarët e ambasadës në Tiranë ishin munduar të fshihnin gjurmët e takimit të Nëntorit. Në letër thuhet se Kongresi kërkon të bëjë një intervistë me Zotin Whithers dhe personelin tjetër të ambasadës.

Përpjekjet për të takuar zotin Whithers nëpërmjet ambasadës së SHBA-së në Tiranë janë shoqëruar edhe me kërkesën që të gjitha pyetjet të kalojnë në Washington.

Një zdhënës i Departamentit Amerikan, Tom Casey, tha për gazetarët të Hënën se deklaratat e Waxman dhe Harrison janë në investigim.

“Ne nuk kemi asnjë informacion që mbështet idenë se zyrtarët amerikanë janë të përfshirë në këto aktivitete të jashtëligjshme” – tha Casey. “Por sigurisht deklaratat e bëra duhen marrë në konsideratë dhe duhen investiguar pik për pikë”.

Uithers, ka shërbyer si zyrtar i lartë për 24 vite. Ai është ambasador në Shqipëri që prej Korrikut të vitit 2007. Ai gjithashtu ka shërbyer në Letoni, Nigeri, Rusi dhe Hagë

Një zyrtar nga Ministria e Jashtme në tiranë nuk u arrit të kontaktohej për ndonjë koment, ndërkohë që zyrtarë të tjerë nga ambasada Shqiptare në Washington nuk kanë pranur të japin përgjigje lidhur me pyetjet.

Kapiten Andres Vazquez, avokat për Majorin Harrison në Gjermani, nuk e ngriti telefonin dhe nuk i është përgjigjur e-malit të dërguar.

Sipas investigimeve të Kongresit, Major Harrison urdhëroi zyrtarët të  ambasadës të informonin komitetin për takimin e datës 19 midis ambasadorit dhe ministrit, por ambasada fshiu çdo referencë për takimin në përgjigjen e saj zyrtare për pyetjet e kongresit.

Një ditë pas takimit të Nëntorit, oficeri i sigurisë pranë ambasadës, Patrick Leonard, shkruajti një mesazh me email për kongresin: “NY Times ka ardhur sot në Shqipëri dhe kërkon të bëjë një shkrim lidhur me këtë. Ambasadori është shumë i shqetësuar”.

Kur Th Times publikoi artikullin në datën 27 Mars, ai u dërgua edhe me emial te shumë zyrtarë. Në një e-mail tek disa zyrtarë të ambasadës, Zoti Lonard shkruante se artikulli ishte fokusuar në problemet e kontratës së armëve. “Nuk përmendet fare ambasada – faleminderit o zot!”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›