Në Bulqizë po përleshet URIA MASIVE me mafien e kromit SALI-ACR
kledianlula@ymail.com
Bulqiza po përjeton prej 32 ditësh protestën e minatorëve të kromit, të nxitur drejt këtij hapi ekstrem prej qëndrimit mafioz e shpërfillës të firmës koncensionare ACR dhe prej aleancës me këtë firmë mafioze austriako-gjeorgjiane, të krye-mafiozit të pushtet-bandës SALI BERISHA. Minatorët e kësaj miniere, në emër të bukës së gojës, të perspektivës së minierës e të sigurisë për jetën, nuk janë tërhequr përballë mashtrim-premtimeve, makinacioneve, presionit dhe pazareve të pista që po bëjnë skutave, bosët e mafies së kromit shqiptar SALI-ACR. Përkundrazi, ata vazhdojnë ditën e 32 të grevës totale, 16 prej të cilëve që prej 12 ditësh, janë ngujuar bindshëm 1400 metër thellësi nëntokë, me ultimatumin e drejtë dhe final: Plotësim të 12 kërkesave, ose vetëflijim.
ACR është mësuar me bisedime mafioze, si me hajdutët BERISHA-RULI
Prej 32 ditësh grevë, 12 prej të cilave grevë urie, konfederata e sindikatave shqiptare dhe sindikata e minierës së Bulqizës, po i kërkon firmës koncensionare (pazarxhinjve austriakë e gjeorgjianë), që të ulen në bisedime për të trajtuar dhe vendosur piketat e zgjidhjes së 12 kërkesave të tyre social-ekonomike. Shpërfillja e firmës ACR, ka qenë tipike prej bande mafioze, sikur 700 minatorët të mos jenë zotër në Bulqizën dhe pasuritë e tyre kombëtare shqiptare, por sikur të jenë skllevër mesjete të blerë prej ACR. Firma ACR, po sillet me Bulqizën sikur ta ketë koloni private e jo si burim pune dhe fitimi mbi bazë detyrimesh ligjore kontraktuale me minatorët. Po kaq shpërfillëse e denigruese deri në neveri, ka qenë dhe po vazhdon të jetë pushtet-banda SALI-ILIR, e cila është bërë palë aktive në mbrojtje të interesave të firmës ACR, për shkatërrimin e jetës së minatorëve, shkatërrimin e minierës së Bulqizës dhe zhvatjen e kromit me krahët e minatorëve që trajtohen si skllevër. Disa herë ka tentuar firma ACR të përçajë minatorët me skuthër të paguar, por nuk ka arritur dot. Më pas, ka nisur presionet për largime nga puna, madje dhe provokacionet e kërcënimet për krerët e sindikatës. Po kështu, në shërbim të firmës mafioze ACR dhe kundër minatorëve është pozicionuar dhe krye-koncensionari i kromit e i gjithë pasurive kombëtare shqiptare, kryeministri i pushtet-familjes SALI BERISHA. E gjendur përballë grevës këmbëngulëse, banda mafioze e kromit SALI-ACR, pranoi bisedime. Por çudia është, se këto bisedime me minatorët ACR dhe qeveria SALI-ILIR i pranojnë, por pa praninë e sindikatës. Për këtë shkak dështoi dje dhe negocimi i kryetarit të bashkisë Bulqizë, Roland Keta për të nisur dialogun mes palëve. Firma ACR dhe ministria e ekonomisë private të ILIR METËS, ofruan një model dialogu pazar skutash, të mbyllur, siç kanë bërë gjithë biseda-pazaret e koncensioneve të pasurive kombëtare. Firma ACR, kujtoji se sindikata dhe minatorët janë SALIU, ILIR e GENC RULI, me të cilët ndajnë bizneset, përfitimet, ryshfetet dhe zonat e vjedhjes. Banda mafioze e kromit nuk pranoi të ulet me sindikatën në bisedime edhe pse këtë e parashikon dhe e detyron ligji, madje ti jap shpjegime sindikatës për çdo qindarkë që sigurohet nga kromi deri në tregun e huaj. Takimi pa sindikatën është lojë e ACR dhe pushtet- bandës SALI, për të shkatërruar me premtime false lëvizjen dhe interesat e minatorëve, siç kanë vepruar përherë. Minatorët sindikatën kanë qeveri dhe asaj ia kanë besuar mbrojtjen e tyre. Sepse përveç konfederatës sindikale të drejtuar nga Kol Nikolla dhe sindikatës së tyre të minierës, të drejtuar nga Taf Koleci, nuk mund tia besojnë pushtet-bandës SALI as punën, as pagat, as të ardhmen e minierës dhe as jetën e tyre nën tokë, mbasi ky pushtet dhe vetë SALIU, janë bërë palë aktive mbrojtëse e mafies së kromit. Kryeministri po lë të lirë firmën abuzive e hajdute ACR të vjedh krom, mos paguaj taksat, të fsheh fitimet e kromit, të mbajë në varfëri minatorët, të mos bëjë asnjë qindarkë investim, të kthej metodat artizanale të karrocës së dorës në minierë dhe të vrasë minatorë në galeritë e katandisura në gërmadhë dhe me kushte pune mizerje. Pse kryeministri SALI nuk guxon të detyrojë firmën ACR, të zgjidh kërkesat e drejta e minimale të minatorëve të Bulqizës? Sepse ACR e ka lidhur SALIUN familjarisht me ryshfete e aksione në normën e fitimeve prej kromit, ashtu siç e kanë lidhur edhe shumë firma të tjera koncensionare, që nga rruga Rrëshen Kalimash, Gërdeci, Pakti Detar, hidrocentralet, projekti austriak i Parlamentit të ri etj, etj, përballë të cilëve SALIU jo vetëm qëndron sus, por dhe i mbështet bosët e tyre, në krimet ekonomike që bëjnë me ekonominë kombëtare dhe shoqërinë shqiptare!
Kërkesat: 12 mashtrime, vjedhje dhe shkatërrime prej mafies SALI-ACR
Kontrata koncensionare e kromit për minierën e Bulqizës, lidhur mes Qeverisë SALI dhe ACR, po trajtohet si një pakt-pazar i pisët financiar, bërë mes drejtuesve të kompanisë dhe drejtuesve de facto, të koncensionit të kromit BERISHA-RULI. Këtë e dëshmojnë qartazi dy fakte: Së pari, firma ACR nuk ka përmbushur asnjë detyrim kontraktual minimal ndaj minierës së Bulqizës, ndaj aspektit social-ekonomik të jetës e punës së minatorëve dhe prej 3 vitesh, po lejohet të ushtrojë aktivitet anti-ligjor, sipas parimit të hajdutëve: “Mashtro, vidh, pasurohu, shkatërro dhe largohu”. Së dyti, prej 32 ditësh, kryeministri SALI BERISHA, autoriteti fuqi-plotë zyrtar, nuk po i kërkon firmës ACR, të plotësoj 12 kërkesat e drejta të minatorëve, të cilat janë sanksionuar në kontratën koncensionare qeveritare dhe në kontratën kolektive të punës me sindikatën e minierës dhe konfederatën sindikale shqiptare. Qëndrimi mbështetës, që SALIU po mban këto 32 ditë ndaj kësaj firme mafioze, duke cenuar rëndë ligjin, minatorët dhe minierën e kromit është kundërvënie e tij ndaj kontratës së miratuar 3 vite më parë në parlamentin shqiptar. Në këtë kontratë shtetërore, janë përcaktuar pa asnjë shmangie dhe me afate konkrete kohore e masë financim-investimi 34 detyrime të ACR, brenda të cilave janë dhe 12 kërkesat që kanë paraqitur minatorët e Bulqizës prej 32 ditësh me grevë dhe prej 3 vitesh me kërkesa të shumta ndaj ACR, kryeministrit dhe ministrisë së Ekonomisë. Deri sot, firma mafioze ACR nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e kontratës koncensionare, madje as ato sigurimin e plotë të uniformave e mjeteve të punës së minatorëve. Në biografinë e firmës gjeorgjiane-austriake ACR, gjenden të dhënat që tregojnë, se kjo firmë është e skeduar si bandë koncensionare me profil mafioz, me veprimtari të njohur ekonomike-kriminale në rajon e në botë. Këtë masakër social-ekonomike dhe këtë krim teknologjik e financiar që po bën në Bulqizë, firma nën-kontraktore ACR, po e e realizon dhe në disa vende të rajonit të Ballkanit, Europës e disa vendeve të Botës së Tretë, ku nxjerr miliona euro fitime nga mineralet e pasura, duke aplikuar lirshëm shfrytëzim skllavëror të krahut të lirë të punës, në bashkëveprim kriminal me qeveritë e vendeve përkatëse. Siç po ndodh në Bulqizë, ku ACR, sillet si pronare e minierës dhe e minatorëve, duke patur mburojë pushtet-bandën SALI-ILIR, të cilën e financon privatisht e piratisht për këtë liri veprimi. Po faktojmë 12 kërkesat e minatorëve, të cilat rezultojnë te jenë 12 mashtrime, vjedhje dhe shkatërrime prej mafies SALI-ACR:
1. Firma ACR, sipas kontratës koncensionare e asaj kolektive të punës me sindikatën, vetëm duke bërë ri-indeksim të pagave në përputhje me normën e inflacionit, duhej të kishte rritur pagat me 47%, vetëm si indeksim dhe të rriste pagat e kompensimet financiare sociale, sa herë dhe në atë përqindje sa i ka bërë qeveria.
2. Firma ACR, që 2 vjet më
