E Diel, 1 Nëntor 2026

Polonia pasnjë muaji presidencë në BE!

NEVILA XHINDI

Kur Henry Kissinger, sek retari amerikan i Shtetit në presidencën Nikson pyeste: Kush flet në emër të Europës?, dhe atëherë nuk mori përgjigje, përgjigjja në ditët e sotme është: Të gjithë, në të njëjtën kohë, me zë të lartë dhe në mënyrë të pakuptueshme! U bë më shumë se një vit e gjysmë që në kakofoninë e krijuar për të gjetur zgjidhje në eurozonë, në mungesën e një lidershipi të vërtetë në politikën europiane, është e vështirë të identifikosh atë që thotë diçka, apo të jetë i qartë në atë që thotë, apo të ofrojë politika konstruktive dhe të jetë kreativ në zgjidhje. Tashmë u bë gjatë pa lider europian, pa heronj, pa zgjidhje vizionare europiane dhe, me sa duket, koha thirri në skenë (i erdhi radha) një lider të denjë në Presidencën Europiane: Poloninë. Që prej 1 korrikut 2011, tashmë një muaj, Polonia është shteti që ka Presidencën e radhës në BE. Megjithëse roli i Presidencës, nën Traktatin e Lisbonës, është zvogëluar, të dyja palët, si politikanët polakë dhe liderët europianë, mbajnë shpresa të mëdha për këtë Presidencë polake në muajt e vështirë që priten në vijim. Shpresa u duk qartë në përcaktimin që Herman van Rompuy, President i Këshillit të Europës, i bëri këtij momenti si eveniment historik. Po përse kaq shumë shpresa në Presidencën polake dhe çfarë përfaqëson ajo? Që në vitin 2007 Polonia filloi të merret seriozisht me përgatitjet për presidencën e 2011-s. Identifikoi nevojat për rritjen e kapaciteteve në administratën publike, analizoi eksperiencat dhe mësimet e nxjerra nga presidencat e vendeve të tjera, ndoqi me rregullsi zhvillimet e politikës europiane dhe, pa dyshim, diti të vendosë prioritete, të cilat u korrespondonin objektivave strategjikë të politikës polake dhe europiane. Në këtë kohë kur euroskeptikët e kryeqyteteve europiane janë rritur dhe projekti europian i integrimit është në krizën e tij më të thellë, elitat politike dhe qeverisëse polake janë më shumë se kurrë proeuropianë dhe entuziaste për kapërcimin e sfidave. Polonia, shumë serioze dhe e përgatitur në raundin e saj të parë të Presidencës në BE, e kaloi me sukses, me unanimitet të plotë në Këshillin e Europës, axhendën e saj të Presidencës më 15 mars 2011. Kjo axhendë mbështetet në tri prioritete: integrimi europian si drejtim i vetëm për rritje ekonomike; siguria europiane; përfitimi i një Europe të hapur e pa kufij. Kjo axhendë polake, ambicioze, e mbrujtur edhe me dëshirën për të qenë në vëmendjen europiane dhe jo vetëm, e shprehur qartë, e detajuar me një plan masash dhe indikatorësh, që rrallëherë ishte parë e dëgjuar nga KEja, ka shumë mundësi që ta kthejë Presidencën polake në më efektiven nga paraardhësit e saj (Spanja, Belgjika dhe Hungaria) që nga koha kur Traktati i Lisbonës hyri në fuqi në dhjetor 2009. Kryeministri polak, Donald Tusk, po i sheh këta gjashtë muaj presidencë europiane si një test të lidershipit, një mundësi për Poloninë për të qenë iniciatore e ndryshimeve në Bashkimin Europian. Ky qëndrim është në kontrast me presidencat post- Lisbonë, të cilat ishin të kufizuara në qëllime dhe ambicie, po kështu nuk është as retorikë. E vërteta e qëndrimit të kryeministrit Tusk qëndron tek interesat e Polonisë, që janë të lidhura ngushtësisht me fuqizimin e integrimit europian. Anëtarësimi në NATO dhe më pas në BE i ka mundësuar Polonisë të shkëputet nga historia e saj e paqëndrueshmërisë, si një vend mesatar në mes dy fuqive të pamëshirshme dhe të kthehet në një vend të ankoruar mirë në zemër të Europës. Një Europë e brishtë do të ishte një rrënim për Poloninë. Gjithashtu, Polonia ka përfituar shumë nga solidariteti i BE-së, dhe sidomos shumë nga fondet strukturore. Këtë gjë e kanë kuptuar mirë vetë polakët, të cilët votuan 80% pro anëtarësimit në BE, duke u kthyer kështu në vendin më proeuropian të BE-së. Polakët duan një Europë të fortë së brendshmi, të hapur me fqinjët, veçanërisht me Lindjen, të aftë për të influencuar politikat mbarëbotërore. Dhe me siguri që qeveria Tusk në gjashtë muajt e presidencës do ta shtyjë projektin europian drejt përmbushjes së këtyre qëllimeve. Detyra kryesore e Polonisë do të jetë që ta ndihmojë Europën të mos rrëshqasë në kriza sa politike dhe financiare. Ministri polak i Financave, Jacek Rostowski, ka identifikuar qartë sfidën kryesore duke theksuar që prioriteti ynë është të ndihmojmë në menaxhimin e eurokrizës. Ndërkohë, Presidenca polake do të punojë për të mbajtur të hapura dyert e zgjerimit të BE-së, duke fokusuar punën e saj në: realizimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asocimit BE-Ukrainë; progres në realizimin e Marrëveshjes së Asocimit me Moldavinë; nënshkrimi i Traktatit të Asocimit me Kroacinë dhe mbajtja në vjeshtën e vonë të Samitit të Partneritetit Lindor. Për më shumë, ministri i Jashtëm i Polonisë, Sikorski dhe baronesha Ashton, do të punojnë ngushtësisht për ngritjen e Fondit Europian për Demokracinë, si një mekanizëm fleksibël për mbështetjen e demokracisë së vendeve fqinje në tranzicion. Stili i kësaj presidence është krejt i veçantë: polakët duan të jenë iniciues dhe implementues të proceseve. Ata nuk do të kënaqen lehtë me pozicion që Traktati i Lisbonës u ka dhënë presidencave të BEsë, por ata do të marrin lidership politik. Ministri i Jashtëm, Sikorski, nuk do të preferojë të rrijë nën hijen e baroneshës Ashton, as si zëvendës i saj, por ai do të luftojë të luajë rol të parë, të dukshëm dhe të iniciojë vendimmarrje të rëndësishme për vijon nga faqja 1 marrëdhëniet e jashtme të BE-së. Tashmë vetëm një muaj dhe ai ka drejtuar në emër të baroneshës Ashton takimin BE- Këshilli i Kazakistanit dhe është një krye të axhendës për të gjitha takimet e planifikuara në muajt në vazhdim. Po kështu, ministri i Financave, Rostowski, ka deklaruar së fundi që vetë ai në krye të Këshillit të Ministrave të Financave të BE-së, do të luajë një rol të rëndësishëm në menaxhimin e krizës greke, megjithëse Polonia nuk është anëtare e eurozonës. Sigurisht, të gjithë e dimë që mes planeve të mira dhe ambicioze, presidencat e BE-së përfundojnë të merren me të përditshmen. Sfidat e BE-së momentalisht janë shumë të mëdha. Pavarësisht zgjidhjes së dhënë nga Parlamenti Europian, kriza greke u shty në kohë, por është përpara. Shumë vende të Shengenit po përballen me çështjet e kontrollit kufitar, me emigrantët. Në Jug, Libia mbetet ende problem dhe çështje dasie në mes shumë vendeve të NATO-s dhe ato europiane. Në Lindje ka shenja të mira nga Ukraina dhe Moldavia, por gjithsesi, vështirë për të vizionuar një Europë të plotë e pa kufij. Ndërkohë, Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme kanë përpara, në muajt që vijnë, sfidën e demokracisë dhe nëse Europa tregohet aktive, kjo do të përbëjë histori. Suksesi apo humbja e Presidencës polake do të varet në aftësinë e saj për të përmbysur dyshimet për projektin e Europës dhe në zgjidhjet praktike që ajo do të japë në kohën dhe vendin e duhur. A do të ndodhë kjo? Një nga politikanët e vjetër polakë, i pyetur nga mediat për këtë presidencë, tha: Vitet e fundit na kanë bërë ne polakëve më arrogantë dhe egoistë, por kjo vjen me dëshirën për ta bërë të ndodhë projektin e Europës së Bashkuar. Kjo energji, kjo dëshirë për të drejtuar dhe konfidencë janë pa diskutim ato që i duhen Europës në këto momente të vështira, kur kërkohet një hero dhe ai, me sa duket, është gjetur: Polonia.

*Pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës

në ditët e sotme është: Të gjithë, në të njëjtën
kohë, me zë të lartë dhe në mënyrë të pakuptueshme!
U bë më shumë se një vit e gjysmë që në
kakofoninë e krijuar për të gjetur zgjidhje në eurozonë,
në mungesën e një lidershipi të vërtetë në
politikën europiane, është e vështirë të identifikosh
atë që thotë diçka, apo të jetë i qartë në atë që
thotë, apo të ofrojë politika konstruktive dhe të jetë
kreativ në zgjidhje. Tashmë u bë gjatë pa lider europian,
pa heronj, pa zgjidhje vizionare europiane
dhe, me sa duket, koha thirri në skenë (i erdhi
radha) një lider të denjë

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›