E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Japoni fillon gjahu i vrazhdë vjetor i delfinëve

Taixhi, 23 gusht  - Deti në gjirin e vogël të qytezës japoneze Taixhi dhjetëra ditë do ta ndryshojë ngjyrën dhe do të bëhet tërësisht i kuq, sepse fillon gjahu i vrazhdë tradicional vjetor dhe masakrimi i qindra delfinëve.
Peshkatarët japonezë shfrytëzojnë teknikë të ashtuquajtur "oikomi" - dalin nga anijet dhe kur vjen tufë delfinësh në ujë gjuajnë gyp të gjatë metalik dhe godasin në të që të bëjnë "mur tingëllues", i cili e pengon aftësinë e delfinëve që të orinetohen.
Kur delfinët fillojnë të ikin nga burimi i tingullit, peshkatarët i dëbojnë në gjirin, i nxjerrin rrjetet që t'i pengojnë të ikin dhe më pas i vrasin familje të tëra dhe tufa me fuzhnje, ndërsa ndonjëherë i lënë në jetë që t'i shfrytëzojnë për programe zbavitëse.
Vendi i lashtë i vogël Taixhi me rreth 3.500 banorë, është prezantuar edhe në dokumentarin "Gjiri", i cili është shpërblyer me "Oskar" dhe në të cilin fshehtasi janë xhiruar skena nga gjahu i delfinit dhe është shfaqur vrazhdësia dhe absurditeti i plotë i vrasjes, ka transmetuar agjencia MIA.
Gjahu nuk është kurrfarë sekreti në këtë fshat, ku mishi i delfinëve shitet për 20 dollarë për kilogram në supermarketet lokale, ndërsa fshatarët thellësisht me këmbëngulje janë krenarë të kësaj tradite shumëshekullore, duke mos u brengosur se çka do të thotë Holivudi dhe luftëtarët për të drejtat e kafshëve.
Nuk do t'i ndryshojmë planet në qytezën tonë për shkak të kritikave të të huajve", tha njëri prej fshatarëve, duke shtuar se kjo traditë nga paraardhësit do t'ua bartin edhe gjeneratave të ardhshme.
Për vrasësit e delfinëve, këto kafshë nuk janë asgjë më ndryshe se llojet tjera të kafshëve. Megjithatë, luftëtarët për të drejtat e delfinëve theksojnë se janë më ndryshe se kafshët e tjera, kujdesen njëri për tjetrin, si edhe njerëzit dhe gorillat.
“Delfinet nuk janë si peshqit, pulat, lopët, derrat ose kafshët tjera shtëpiake”, theksoi në promovimin e dokumentarit aktivisti Rik O’Bari (trajner i delfinit në serialin e popullarizuar “Fliper”).
Mbijetesa e delfinëve në këtë rajon nuk është i rrezikuar – në vitin 2008 janë kapur 1.857 delfinë, më pak sesa në pjesët tjera të Japonisë, e cila lejon çdo vit të vriten rreth 20.000 delfinë.
Shfaqja e filmit “Gjiri” në Japoni është anuluar pas frikësimit dhe kërcënimeve nga ana e nacionalistëve, derisa një numër i madh i intelektualëve e dënuan anulimin e projeksionit.
Popullata lokale kryesisht i mbyll sytë lidhur me dokumentarin, i cili ngadalë hapi polemika dhe i përforcoi përpjekjet e aktivistëve për shpëtim të delfinëve.
Një organizatë nacionaliste konsideron se “njerëzit e bardhë perëndimorë duhet të ndalen me shqetësimin”, derisa grupe më pak liberale planifikojnë “shëtitje të paqes” në nder të Taixhit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›