“Në Korçë PSD merr një mandat”, Tom Doshi: Do të bashkëpunojmë me PS, nuk do të risjellim në pushtet Berishën

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka zhvilluar një takim elektoral në Korçë, ku ka prezantuar kandidatët e këtij qarku që garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Gjatë prezantimit të programit kreu i PSD-sw tha se jemi pranë njerëzve të sëmurë, pranë njerëzve në nevojë, të cilët për 30 vjet janë lënë në harresë nga çdo qeveri.
“ Ne jemi partia që I kemi bashkuar të gjithë votuesit të majtë dhe djathtë. Ne sot po luftojmë për mandatet tona. Nuk po luftojmë për të sjell Berishën në pushtet. Ne sërish nesër do të bashkëpunojmë me Partinë socialiste. Por nuk me vjen mirë për mënyrën se si po sillet me ju, në Korçë dhe në gjithë Shqipërinë sepse po ju bëjnë presion për vendin e punës , po bëjnë presion fermerëve, bizneseve.”
Sipas tij, simpatizantëve të PSD-së, po I bëhet presion për vende pune, fermerëve, bizneseve.
“Kjo nuk është e drejtë dhe për këtë ju përgjigjeni me votë. Edhe ato që nuk janë prezent dhe punojnë në administratë që po i dhunojnë nga ana psikologjike, sot në 2025 kërkojmë të jemi pjesë e Evropës, por Evropë nuk që të dhunosh tjetrit për të votuar.”
Ne e kemi lënë pas komunizmin, vijon Doshi, ndaj ju bëj thirrje edhe atyre që nuk janë sot këtu: Votoni PSD, jemi partia e tretë politike. Nuk kemi ardhur këtu të prishim mandatet e PS, por të marrim mandatin e PSD-së.
“Ne jemi forca e tretë politike në vend dhe kemi ardhur sot këtu për mandatin e PSD-së jo të PS-së.”-tha ndër të tjera kreu I PSD-së, Tom Doshi.
/rtsh.al/