Në Kuçovë “nuk plasi”! KAS konfirmon Hajdarin kryebashkiak, reagon Lefter Maliqi

Në Kuçovë nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme dhe Kreshnik Hajdari do të jetë në krye të bashkisë deri në fund të mandatit. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi me shumicë votash nismën e Ish rivalit Lefter Maliqi për heqjen e mandatit pasi sipas tij ka shkelur ligjin e dekriminalizimit duke fshehur një dënim të marrë në Greqi.
Kreshnik Hajdari do vijojë të jetë kryetar i Bashkisë së Kuçovës të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme lokale.
KAS rrëzoi me shumicë votash kërkesën e Lefter Maliqit, që kundërshoti vendimin e mëhershëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në cilësinë e ankimuesit, ish-kandidati për kryebashkiak të Bashkisë së Kuçovës, Lefter Maliqi tha se vendimi ishte një turp për të gjitha institucionet që trajtuan çështjen.
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë prej vitesh ka kërkuar shkarkimin e kryebashkiakut, duke thënë se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit duke fshehur një dënim të marrë në Greqi. Për këtë Hajdari u dënua me 6 muaj burg në vitin 2024, të i cili iu konvertua në shërbim prove.