E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimi i Ergys Agasit! I ftuar në Fax News, avokati Gylsen Zhllima

Avokati Gylsen Zhllima ishte i ftuar në rubrikën “I ftuari i Ditës” për të diskutuar çështjen e arrestimit të të shumëkërkuarit për aferën e AKSHI-t, Ergys Agasi.

Avokati u shpreh se arrestimi i tij është një marrëveshje e Ramës, pasi Agasi bënte pjesë në oborrin qeveritar, dhe se Policia e Shtetit është kthyer në policinë e partisë.

Po ashtu, sipas tij dhe SPAK i nënshtrohet Ramës duke thënë se sa herë që Rama flet, ata futen në aksion, duke zbatuar urdhërat e tij.

“Arrestimi i Agasit vjen në një moment kur qeveria qeveria ndodhet dhe në valën e protestave”.”

Zoti Agasi nuk ka qenë asnjëherë në kërkim, por mbikëqyrhej nga të tijtë”.

Ergys Agasi u arrestua pas 8 muajve në kërkim në zonën e Plepave në Golem mbrëmjen e djeshme për aferën e AKSHI-t.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›