Ne Kuvendin e ri PS synon shumicen si parti e vetme

Ne Kuvendin qe do te dale nga zgjedhjet e qershorit te 2013-es Partia Socialiste synon te kete te pakten 71 deputete. Deklarata u be mbremjen e djeshme ne intervisten dhene gazetarit Alfred Peza. Ruci deklaroi se Qarku i Fierit i duhet Berishes per zgjedhjet dhe nuk ka per qellim te rregulloje situaten qe ai ka krijuar vete atje. Duke fajesuar kreun e mazhorances per mosmarrjen e statusit ne dhjetor Ruci theksoi se kostoja e kesaj i mbetet mazhorances. Me tej kreu i grupit socialist iu pergjigj dhe kritikave te deputetit Arben Malaj duke u shprehur se ai duhet te zbatoje vendimet e grupit per Fierin. Ndersa sa i perket krijimit te koalicioneve per zgjedhjet Ruci tha se nuk do te kete aleanca me FRD-ne dhe AKne duke shtuar se pa LSI-ne PS-ja ka pasur rezultate shume here me te larta.
Fierin ju e keni vene si kusht ne lidhje me tre projektligjet qe duhet te kalojne me shumice te cilesuar
E kemi vene kusht pasi ckuptim ka te besh tre amendime per Gjykaten e Larte ne nje kohe kur ti nuk zbaton vendimet e Gjykates se Larte Ckuptim ka te miratosh amendime mbi ligjin e statusit te nenpunesit civil ne nje kohe kur ti shkel pikerisht ligjin dhe statusin qe kane keta nepunes te aparatit te ketij qarku Fierit.
Pse i duhet kaq shume qarku i Fierit PD-se dhe kryeministrit Berisha
E ka krijuar vete me doren e tij sepse eshte perseri per qellime elektorale qarku i Fierit. Eshte pikerisht rezultati dhe diferenca qe jane tre mandate ne 2009-en te opozites ndaj mazhorances. Dhe ai e di mire qe duke e goditur qarkun e Fierit per ta nenshtruar ate te ule dhe te minimizoje rezultatin e mazhorances socialiste ne qarkun e Fierit. Dhe gjithcka ka te beje me fushaten elektorale dhe kjo qe po ndodh eshte fryma e kesaj fushate elektorale. Dhe kjo eshte e patolerueshme. Dhe ne jemi te vendosur per kete ceshtje. Zoti Arben Malaj ka deklaruar ne nje nga daljet e tij publike nese i largohemi Brukselit prej qarkut te Fierit atehere kjo do te jete kosto per PS-ne... Do te ishte mire qe Arben Malaj te ishte ne mbeshtetje te ketij vendimi te grupit sepse ne fund te fundit keto jane rregullat ne demokraci. Sepse edhe ai grup ka ca rregulla per te cilat kane dhene votat secili nga 65 deputetet e PS-se.
Kemi edhe 10 dite kohe per plotesimin e tre kushteveqe kane te bejne me miratimin e tre projektligjeve qe kerkojne 3/5-at. Cfare do te beni Nuk do ti votoni
E thashe edhe me lart. Ketu seshte pune ditesh por eshte ceshtje vullneti. Ky Berishe do ta kerkonte kontributin politik te opozites ne radhe te pare atje ne komision. Ligjet jane ne Parlament. Kane mbaruar pune ne komisionet perkatese pa ja kerkuar konsensusin opozites. Pa bere asnje perpjekje per te bere nje dialog me te. Se pergjegjesia per mosintegrimin seshte e opozites eshte e mazhorances.
Ku jeni ju sot me krijimin e nje fryme fituese
Ne po pergatitemi me te gjitha gjerat per te krijuar nje fryme. Duhet krijuar fryma e besimit dhe e domosdoshmerise se ndryshimit. Duhet te fitoje nje fryme per domosdoshmerine e nje rotacioni politik. Ketu nuk flitet per ndonje permbysje kushedi se cfare por do te kete si cdo subjekt politik sic percaktohet ne Kodin Zgjedhor do te kete vendimmarrje perkatese.
Si do jete aleanca e ardhshme Do te hyni ne koalicion edhe me parti te djathta
Une kur thashe qe portat e PS-se jane te hapura per cdo parti qe ka keto dy objektiva e para programin dhe e dyta qe eshte e gatshme qe te behet rotacioni politik. Mund te kesh njeren dhe te mos kesh tjetren. Ka forca te djathta qe kane dale ne teatrin politik sot qe jane dakort per rotacionin politik por sjane dakort me programin tim.
E keni fjalen per partine e z. Bamir Topi dhe Aleances Kuqezi
Po. Dhe ne e respektojme ate. Keto dy parti kane dale nga e djathta...
Si do i pergjigjeshit atyre qe mendojne se PS nuk vjen dot ne pushtet ne qofte se nuk eshte ne aleance me LSI-ne
Ceshtjen e LSI-se ne e kemi biseduar edhe nje here tjeter ata jane ne pushtet ne jemi ne opozite. Ata do luftojne qe te mbajne pushtetin ne kemi tjeter alternative domosdoshmerine e rrotacionit te pushtetit ku ben pjese edhe LSI-ja. Qendron LSI-ja ne pushtet deri ne diten e zgjedhjeve apo jo keto pastaj jane sovraniteti i qendrimit te tyre. Faksimile Axhenda e Konferences se Evropes.
/Vizion-/Shekulli Print/