E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Mars zbulohen objekte me shkëlqim

Misioni “Curiosity” ka mbërritur në “tokën e premtuar” në Mars dhe duket se po sjell prej andej materiale vërtetë befasuese, sipas shkencëtarëve.

Së fundi, shkencëtarët kanë parë diçka të papritur; objekte të vogla të shndritshme.

Shumica e shkencëtarëve mendojnë se bëhet fjalë për diçka krejt të veçantë që i përket planetit të kuq.

Deri tani ka dy teori mbizotëruese mbi atë se çfarë mund të jenë këto objekte të vogla të shndritshme; njëra bën fjalë për minerale që kanë një sipërfaqe te sheshtë dhe që drita reflekton mbi to, dhe tjetra për pjesë të një procesi të formimit të tokës.

Edhe për shkencëtarët kjo mbetet për tu parë. Për momentin shijoni fotografitë që vijnë prej Marsit.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›