E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Panama zhvillohen zgjedhjet presidenciale

Panamaja mban sot zgjedhjet për presidentin e ri, i cili do të mbikqyrë zgjerimin e Kanalit të Panamasë, që është motori i ekonomisë së vendit.     

Kandidatët janë manjati i supermarketeve Rikardo Martineli i partisë së Ndryshimit Demokratik në opozitë dhe ish-ministrja e strehimit Balbina Herrera e Partisë Demokratike Revolucionare në pushtet.  

Sipas anketave, zoti Martineli ka një epërsi prej mbi 10 për qind. Rritja ekonomike e Panamasë mund të ngadalësohet këtë vit nga kriza financiare globale, por të dyja fushatat kanë premtuar rritjen e mirëqenies të të varfërve të vendit. 

Të dy kandidatët e mbështesin zgjerimin e Kanalit të Panamasë, një projekt 5 miliardë dollarësh që do të rriste kapacitetin e tij dhe do të bënte të mundur kalimin e anijeve më të mëdha. Zgjerimi do të hapë vende pune për panamezët.//mm//
               

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›