Në Paris, në gjurmë të Marko Boçarit
Nga Luan Rama
Paris
Marko Boçari nga Leon Jerome
Ngjarja është e rrallë, madje tepër e veçantë dhe simbolike, një tregim që kurrë nuk është shkruar, një ngjarje që është tretur në mjegullat e historisë. Është historia e tre kalorësve që Regjimenti i shqiptarëve në Korfuz, i dërgonte në 5 mars të vitit 1813 Napoleonit, që ai ti mbante ata në gardën e tij imperiale, si shenjë e besnikërisë së shqiptarëve ndaj Francës: Madhëri! Ne ju ofrojmë për Gardën tuaj të shenjtë tre kalorës nga bashkëpatriotët tanë, të armatosur dhe të veshur si të parët e tyre. Shqiptarët iu luten që të mos i konsideroni ata si të huaj, por si njerëzit tuaj më besnikë, më të devotshëm dhe më mirënjohësit.” Midis atyre që nënshkruan këtë letër ishte dhe Marko Boçari. Kështu këta tri luftëtarë, Kosta Jani nga Suli, lindur më 1789 (vitin e Revolucionit francez), me matrikull 441; Lolio Nako nga Gjirokastra, lindur më 1791, me matrikull 442 dhe Jani Foka nga Parga, lindur më 1791, me matrikull 440, nisen me kuajt e tyre për në Francë. Udhëtimi i tyre ka qenë padyshim i gjatë, fillimthi hipur në një anije luftarake franceze në Korfuz e më pas, nga Marseja, kalorësit i ishin ngjitur rrugës drejt Parisit në një largësi prej rreth 1000 kilometrash. Dhe më së fundi, pas një aventure legjendare prej disa muajsh, këta tri kalorës që kaluan kështjellë pas kështjelle pikasën tutje kullën e lartë të Notre-Dame e pas një pushimi të shkurtër në Paris ata u nisën drejt Versajës. Më21 qershor, baroni Teotoki që i priti, si president i Senatit të Korfuzit (të Republikës së ishujve jonianë nën flamurin e Francës), i paraqiti ata para ministrit të Luftës së Francës, dukës De Feltre. Ministri i Napoleonit që ishte informuar më parë për nisjen e tyre, u habit nga ata tri kalorës të pashëm e krenarë, ngjeshur me armë e të përkushtuar për ti shërbyer Napoleonit, në luftën kundër zgjedhës otomane Historia na njeh me emrat dhe origjinën e tyre, por ne edhe sot ende nuk e dimë se çndodhi me jetën e këtyre kalorësve shqiptarë dhe nëse më pas u kthyen në Shqipëri apo vazhduan kështu traditën e stradiotëve të dikurshëm shqiptarësi Merkur Bua, Ardian Muzaka, Gjon Maneshi, etj, që i shërbyen kurorës franceze në shekujt XVI dhe XVII. Dihet vetëm se njëri prej tyre, ishte kapur rob në kohën e luftës së ushtrisë franceze me atë ruse, më 22 shkurt të vitit 1814 në qytetin e Méry-sur-Seine të krahinës së Champagne-s, kur luftonte gjenerali francez Antoine Gruyère i cili donte të çlironte dhe pjesën tjetër të këtij qyteti përtej lumit Aty kishte ardhur dhe vetë Perandori, Napoleon Bonaparte.
Dhimitër Boçari
Në vitet 20-30-të të shekullit XIX, emri i Marko Boçarit dëgjohej ngado në sallonet pariziane, mjediset politike e diplomatike, studiot e skulptorëve dhe piktorëve, duke u kthyer në sinonim të lavdisë dhe heroikës supreme. Boçari ishte kthyer atëherë në një mit për vetë Evropën, pasi nëse fitonte revolucioni në Greqi, atëherë popujt e Ballkanit do të çliroheshin njëri pas tjetrit dhe do të fitonin pavarësinë e tyre. Ja pse simbolika e këtij revolucioni ishte e madhe dhe vetë vdekja heroike e Boçarit u kthye në një himn të vërtetë i cili do të përjetësohej në shekuj. Kur francezi Lacratel e quante Markon spartak i tmerrshëm, lajmi i vrasjes së tij gjeti jehonë në të gjithë Evropën. Figura e tij tashmë qe bërë legjendare, aq sa qarkullonte dhe legjenda se pas betejës së Misolongjit, ku ishte vrarë Boçari, turqit ia kishin prerë kokën dhe e kishin çuar në sarajet e sulltanit që ta shihte njerëzia. I frymëzuar nga kjo legjendë Hugo shkroi një poemë epike të ndarë në tri këngë apo zëra, ku është dhe kënga e suliotit trim, Boçari me kokën e prerë që i tregon poetit për luftën dhe betejën e zhvilluar. Victor Hugo është padyshim një ndër autorët që i këndoi më fuqishëm trimërisë së suliotëve dhe epikës së Revolucionit grek për pavarësi. Rënia e Boçarit ishte lajmëruar nga gjithë kronistët dhe shkrimtarët evropianë: poema, skica, vizatime, tablo në vaj. Ngado flitej për Boçarin. Legjenda e kokës së prerë të Boçarit do të përflitej dhe për dhjetra e qindra vjet më pas. Kush ishte ky hero? Nga vinte? Cila tokë e kishte lindur dhe rritur me zjarrin e lirisë?
Ekip për filmin Marko Boçari
Gati 25 vjet më parë kisha shkruar një skenar filmi dokumentar me titullin Kënga e fundit e Marko Boçarit, dhe ska një vit që mikesha ime, regjisorja Donika Muçi kërkoi që të realizonte një film për Boçarin: kësaj rradhe, qëllimi ynë do të ishte të jepnim atë se përse ky hero u kthye në një mit për Evropën dhe së pari për Francën. Kështu, para pak kohësh, grupi i xhirimit erdhi në Paris për të përfunduar xhirimet e krejt filmit. Për disa ditë rradhazi ne ishim në kërkim të filmimit të gjurmëve të Marko Boçarit, dhe ato nuk ishin të pakta. Kur shkuam në stacionin Marko Boçari, aty ku fillonte dhe rruga me emrin Marcos Botzaris, peizazhi pranë i Buttes-des Chaumont ishte i mrekullueshëm. Meqë është një kodrinë e gjelbëruar dhe me një park me pemë të dëndura, nga lartësia dukej tutje kupola e bazilikës së Montmartre-s. Spartak Papadhimitri, miku im i vjetër dhe operatori i talentuar, filmoi aty pranë dhe restorantin që quhej La table de Marcos Botzaris (Tavolina e Marko Boçarit). Kush vallë e kishte vendosur këtë emër dhe pse? Por pse vallë në një zonë jo shumë të madhe të Parisit gjeje ngado emrin e Boçarit: emri i një filiali agjencie bankare, emri i një stacioni autobuzi, i një salloni makinash, i një kafeneje, etj.
Pas një udhëtimi në metronë pariziane, ne mbërritëm në rrugën Rue David dAngers për të xhiruar atelierin e dikurshëm të skulptorit të famshëm, emri i të cilit i është dhënë kësaj rruge. Por mjerisht ndërtimet e reja, një kompleks me një arkitekturë moderne kishte zënë vendin e atelierit. Pikërisht atje ishte punuar dhe vepra e njohur skulpturale e tij Greqia mbi varrin e Boçarit ku duket një vajzë që është përkulur mbi varrin e tij. Origjinali i saj, deri sa ekzistonte atelieri kishte qëndruar atje dhe më pas kishte shkuar në Muzeun e Artit të qytetit të tij të lindjes, Angers. Diku në një numër të vjetër të gazetës Le Figaro para disa kohësh, kur rishkruaja skenarin, kisha lexuar një shënim të vetë skulptorit, i cili për atë kohë shkruante: Sapo morra vesh lajmin e vdekjes së Marko Boçarit, mendova për ti ngritur një monument. Prej kohësh kërkoja në kujtimet e mia Një ditë, duke bredhur në varreza, pashë një vajzë të vogël të gjunjëzuar para një varri, duke e prekur me gishta mbishkrimin e gdhendur në të. Dhe kështu unë e gjeta kompozimin tim të ardhshëm Pasi vepra skulpturale mbaroi, më vonë një kopje e derdhur në bronx sipas origjinalit, u vendos në Misolongj, të cilin operatori e kishte xhiruar, gjatë xhirimeve që kishin bërë në varrin e Marko Boçarit, i cili ishte kthyer në një vend pelegrinazhi, referencë e Revolucionit grek, por që askush nuk e përmendte se ai kishte qenë shqiptar.
Kur kërkon gjurmë e këtij heroi në Paris, natyrshëm bën pyetjen: vallë ai kishte qenë në Francë?… Historianët nuk kanë shkruar gjë për një të