E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria tjeter fond per Kuvendin Berisha Do ta ndertojme te ri do ta shembim Piramiden



Eljona Ballhysa
Qeveria eshte e vendosur te financoje ndertimin e godines se re te Parlamentit te ri qe pritet te ndertohet ne vendin ku sot ndodhet Qendra Nderkombetare e Kultures ose sic njihet nga te gjithe Piramida. Kete e beri te ditur dje kryeministri Berisha gjate fjales se mbajtur ne mbledhjen e Grupit Parlamentar te PD-se. Berisha tha se Kuvendi duhet te perfundoje ne vitin 2012 me rastin e 100-vjetorit te pavaresise se Shqiperise. Por qeveria gjate kesaj vere financoi rikonstruksionin e salles aktuale te seancave te Kuvendit qe kapi shifren e 70 milione lekeve. Ndersa se fundi me nje vendim te vecante ka miratuar nje fond prej 4 milione lekesh per rikonstruksionin e piramides vendime keto qe bien te gjitha ne kundershtim me nismen e re te qeverise per te ndertuar nga e para godinen e re te Kuvendit te Shqiperise.
Qendrimi
Gjate fjales se tij Berisha tha se vendi yne e meriton me shume se cdo vend tjeter parlamentin e ri si simbol i demokracise ne vend. Ky vend qe ka vuajtur me shume se cdo vend tjeter ne historine e tij per nje parlament tempull demokracie tani qe e ka nuk mund te mos i jape te gjitha atributet dhe gjithcka ai meriton. Eshte ne dinjitetin e vendit te kete ndertesen me kryesore te Shqiperise ndertesen e Parlamentit. Fati e dha qe terreni te jete aty ky e meriton nuk mundet qe ne mes te Tiranes te nxije Piramida e ndertuar per te perjetesuar perkujtimin e diktatorit me te eger te Europes se pasluftes njeriut qe Bashkimi Demokrat Europian ne deklaraten e Parisit ne vitin 1991 do ta cilesonte Hitlerin e pas-Luftes se Dyte Boterore. 20 vjet me pare ne shembem shtatoren e tij ne sheshin Skenderbej tani Piramida e tij do ti leshoje vendin Parlamentit tempullit te demokracise se shqiptareve - eshte shprehur Berisha.
Ai beri te ditur se fillimisht edhe deputetet e PS-se ishin dakord me idene qe Parlamenti i ri te ndertohet ne vendin ku sot ndodhet Piramida por pastaj ndryshuan mendim. Dua te informoj se ne bisedimet paraprake pala tjeter ishte dakord ne te gjitha por me pas se nga erdhi nje ze nga Piramida dhe ata nuk mund ta pranojne. Ne qofte se ka force politike e cila per hir te rrenjeve te shkuara te saj duhet te gjente force morale per te votuar do te ishte Partia Socialiste e cila fillimisht ishte dakord por me pas e kundershtoi - eshte shprehur kreu i qeverise. Ai garantoi qendrimin e palekundur te qeverise per te ndertuar dhe per ta perfunduar Parlamentin e ri me rastin e 100-vjetorit te pavaresise se vendit. Parlamenti do te jete i te gjithe shqiptareve nje nga ndertesat me te bukura me moderne te kryeqytetit dhe do te behet cdo gje qe ta inaugurojme ne nderim te 100-vjetorit te pavaresise se vendit. Ne nderim dhe respekt te madh te atyre burrave qe ne koherat me te veshtira dhe me te stuhishme per kombin shqiptar ngriten flamurin ne Vlore shpallen Shqiperine te pavarur ngjarje te cilat u bene percaktuese per te ardhmen e kombit shqiptar - eshte shprehur Berisha.
Ai kerkoi ngritjen sa me pare te komitetit parlamentar qe do te merret me organizimin e konkursit per projektin fitues. Komiteti duhet te ngrihet sa me shpejt te funksionoje me intensitet. Natyrisht ajo do te jete ndertesa me e bukur me dinjitoze e kryeqytetit. Qeveria do te mobilizoje cdo gje per zhvillimin e nje konkursi nderkombetar me studiot arkitekturore me serioze te botes.
Zonja kryetare eshte e rendesishme qe komiteti te racionoje kohen cdo dite nje veprim ne menyre qe qytetaret shqiptare ta shohin Parlamentin e ri sa me shpejt te ndertuar dhe sa me te bukur - perfundoi fjalen e tij kreu i qeverise.

Berisha uron Thacin per rizgjedhjen ne krye te PDK-se

Kryeministri Berisha uron kryeministrin Thaci per rizgjedhjen ne postin e kryetarit te PDK-se. Kryeministri Berisha i telefonoi dje kryeministrit te Kosoves dhe njekohesisht kryetar i Partise Demokratike te Kosoves zotit Hashim Thaci te cilit i percolli urime te perzemerta me rastin e rizgjedhjes ne krye te PDK-se ne kongresin e kesaj partie te zhvilluar te dielen. Kryeministri Berisha i shprehu zotit Thaci vendosmerine per te intensifikuar me tej bashkepunimin ndermjet dy vendeve tona si dhe besimin qe problematika aktuale ne Kosove do te zgjidhet ne perputhje te plote me Kushtetuten dhe ligjet e vendit.

Topalli takon Avokatin e Popullit te Marokut

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli priti dje Avokatin e Popullit te Marokut z. Moulay Mohomed Iraki. Kryetarja e Kuvendit dhe zoti Mohomed Iraki theksuan se marredheniet mes Shqiperise dhe Marokut jane shume te mira dhe se kerkohet nje bashkepunim edhe me i ngushte ne shkembimet ekonomike kulturore dhe te edukimit mes dy popujve. Shqiperia eshte nje nder vendet e vecanta ne spektrin e civilizimeve dhe traditave tejet te vjetra te Mesdheut dhe ne prizmin e zhvillimeve globale ne i shohim si shume te rendesishme shkembimet mes vendeve tona ne te gjitha nivelet - eshte shprehur Topalli ne kete takim. Duke vleresuar hapjen e nje kapitulli te ri te bashkepunimit mes institucioneve te Avokatit te Popullit te Shqiperise dhe Marokut kryetarja e Kuvendit tha se Avokati i Popullit ne Shqiperi eshte nje instrument i fuqishem dhe i pavarur kushtetues per mbrojtjen e te drejtave te njeriut. Zoti Mohomed Iraki i shpjegoi me tej kryetares se Kuvendit iniciativen e ngritjes se shoqates se Avokatit te Popullit te Mesdheut si dhe vecoi rolin e rendesishem te Shqiperise ne iniciativat e kesaj strukture ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe konsolidimit te institucioneve te fushes respektive.

Luan Rama Oferta e PS-se per hetimin e zgjedhjeve po shqyrtohet me seriozitet

Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama beri te ditur dje per mediat se maxhoranca po e shqyrton me seriozitet oferten e bere nga kryetari i PS-se Edi Rama ne tryezen e thirrur nga kryeministri Berisha per reformen zgjedhore. Oferta e artikuluar si e tille ne tryezen e dialogut per reformen zgjedhore e iniciuar nga kryetari i PD-se dhe njeheresh kryeminister i vendit Berisha eshte ne shqyrtim. Ne po e vleresojme ate me te gjithe seriozitetin dhe fleksibilitetin qe meriton te trajtohet nje propozim i opozites natyrisht edhe me vullnetin e mire per te gjetur ne ate te ashtuquajturen oferte gjithcka qe do te jete kontribut pozitiv per te kapercyer situaten per ti ulur palet ne tryezen e dialogut. Reforma zgjedhore dhe teresisht reformat ne te cilat eshte perfshire vendi nuk jane sfida vetem te qeverise jane sfide e te gjithe klases politike te vendit dhe ne menyre te vecante do te thosha se reforma zgjedhore ka domosdoshmerish nevoje per kontributet pozitive te PS-se - eshte shprehur sekretari i Pergjithshem i LSI-se. Ai beri te ditur me tej se oferta e PS-se po shikohet nese bie apo jo ndesh me Kushtetuten. Ne do ta bejme te njohur qendrimin e maxhorances lidhur me kete oferte. E rendesishme eshte qe palet kane nje oferte pra e rendesishme eshte qe PS-ja ben nje oferte por qe do te ishte shume me mire pa dyshim edhe per PS-ne qe oferta te ishte pa asnje kundervenie me bazen ligjore dhe me Kushtetuten. Vullneti i maxhorances per te bashkepunuar me PS-ne dhe gatishmeria per te krijuar te gjitha mundesite qe PS-ja te sjelle si kontribut pozitiv cdo reflektim qe ka edhe si nje shenje e ndjeshmerise se saj per problemet qe ajo ka artikuluar ne lidhje me zgjedhjet e vitit te kaluar mbetet e rendesishme dhe nje angazhim i pandryshuar i maxhorances - eshte shprehur Luan Rama i cili gjate deklarates se tij pershendeti fitoren e kandidatit te LSI-se ne zgjedhjet e zhvilluar per postin e kryetarit te komunes se Trebinjes ne Pogradec.

26 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›