Në Spanjë te Saragoza dhe Linz në Austri, ganezi kishte pësuar

E admiruam në fushë për aftësitë e tij me topin në lojën që e donte aq shumë se për ti marrë jetën. Ishte fat, që pamë një sulmues si Raphael Duamena në Superiore, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për 28 vjecarin. Fakti që nga kampionatet elitare, zgjodhi të firmoste me Egnatian ka një prapaskenë, të njohur për shumë specialistë të fushës, por ndoshta jo për të gjithë.
Problemet në zemër që kishte ai e bënë që të ishte i papranueshëm për Europën. Kur luante me Saragoza, në vitin 2020 mjekët i diagnostikuan probleme në zemër, pikërisht për një kolaps në fushë. Dëamenas iu kërkua të mos luante më futboll. E kjo nuk ishte hera e parë që i ndodhte. Më herët, në vitin 2017, klubi i Brighton në Angli ishte tërhequr nga marrëveshja për të firmosur me ganezit nga Zürich, pasi Dëamena nuk kishte kaluar testet mjekësore.
Por Rafael is një besimtar i devotshëm kishte parimin “do ndaloj së luajturi vetëm kur të jetë vullneti i Zotit”. Ai e provoi në Danimarkë te Vejle, që i ndërprenë bashkëpunimin oër të njëjtën arsye, ndërsa në Austri te Linz, ganezi humbi ndjenjat në fushë gjatë një ndeshjeje kupe. Mjekët e këshilluan të braktiste futbollin profesionist, pasi zemra e tij mund të mos e përballonte më, por Dëamena ka vepruar kundër këshillave të tyre. Në një intervistë të dhënë për gazetën zvicerane “NZZ” (“Neue Zurher Zeitung”) pak kohë më parë, ai ka konfirmuar se defibrilatori që i është implantuar, është vënë dy herë në punë.
Në Shqipëri, Duamena gjeti parajsën e lojës, u adhurua si dikur e sulmuesi që jetonte me futbollin u përpoq ta justifikonte me gola, ato që dinte ti bënte derbi në fund, kur zgjodhi vitrinën më të madhe të futbollin tonë për të thënë lamtumirë.