E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Turqi fillon procesi i skandaleve

Ka filluar në Turqi procesi për kurdisjet e ndeshjeve, i cili është skandali më i madh i ndodhur ndonjëherë në futbollin turk.

Seanca e parë do të mbahet në një tribunal të Stambollit, ku do të dëgjohen 93 persona të pandehur dhe 23 të paraburgosur. Ndër ta gjendet edhe emri i përfolur, presidenti i Fenrebahçes, Aziz Yildirim.

I përfshirë në kurdisje, sipas akuzave, ishte edhe numri 1 i Giresunsporit, Olgun Peker. Të pandehurit rrezikojnë nga 22 deri në 115 vjet burg. Skandali në futbollin turk ishte zbuluar në fund të vitit që shkoi, kur ndodhën shumë paraburgime.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›