E Enjte, 5 Nëntor 2026

Në Vlorë priten reshje intensive shiu, bashkia apel qytetarëve: Jini vigjilentë

TIRANË, 9 shtator/ATSH/ Qyteti i Vlorës pritet që të preket nga reshjet e shiut me intensitet të lartë në orët në vazhdim.

Për të shmangur incidentet, Bashkia Vlorë i ka bërë apel qytetarëve që të jeni vigjilentë dhe të mos parkojnë mjetet në disa zona në qytet, si Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse, në “Skelë” te dykalimshi.

Po ashtu, bashkia bënë me dije se grupet e punës së bashkisë do të jenë në terren për të monitoruar.

“Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme. Nëse hasni problematika nga reshjet e shiut me prezencë të ujit, na kontaktoni”, thuhet në njoftimin për shtyp të bashkisë. /m.m/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›