E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në aksident trafiku humb jetën studenti shqiptar

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksidenti në rrugë në Itali, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Italinë.Mësohet se viktima është Denis Alushaj, student në Itali.

Ai ka humbur jetën ditën e sotme në mëngjes teksa ishte duke ecur me një motor për të shkuar në punë, pasi punonte kuzhinier në një hotel. Policia bën të ditur se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe dhe si pasojë e reshjeve të dendura, duke bërë që motori të humbës kontrollin, transmeton Shekulli online.

19-vjeçari shqiptar ka humbur jetën në vend, pasi motori është përplasur me një automjet tjetër dhe i riu shqiptar ka përfunduar poshtë makinës. Përplasja ndodhi në rrugën Aurelia Mësohet se ditët e fundit një uragan i fuqishëm ka goditur Sanremon, ku dy persona kanë mbetur të plagosur, në rrethinat e Savonas, ndërsa i riu shqiptar gjeti vdekjen./indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›