BBC: Reali 98.5 milion euro për Bale

Gareth Bale është edhe më afër Real Madridit. Lajmi është konfirmuar nga BBC. Gjigandi televiziv anglez ka raportuar para pak minutash se Reali është pajtuar që ti paguaj Tottenhamit 98.5 milion euro.
Zyrtarizimi i Bale thuhet se do të ndodhë në javën e ardhshme.
Madje nuk përjashtohet që Bale ti bashkohet Realit në stërvitjet në Los Anxhelos, atje ku galaktikët janë në një turne parapërgatitor./Indeksonline/