Në darkë me kryeministrin dhe shefen e gruas

Vizita e Edi Ramës në Kosovë ka pasur edhe një darkë me kryeminstrin Hashim Thaçi.
Në të njëjtën tavolinë ka qenë edhe bashkëshortja e Edi Ramës, Linda, si dhe shefja e re e saj, minsitrja e Integrimit Europian Vlora Çitaku, që drejton ministrinë në të cilën punon si trajnuese gruaja e Ramës.
Fotoja e darkimit është publikuar nga bashkëpunëtori i Ramës, Endri Fuga në rrjetin social twitter.
Të pranishmit e tjerë të kësaj darke janë: Ditmir Bushati, Blendi Klosi, Petrit Selimi, Edi Rama, Alastair Campbell, Linda Rama, Arlinda Ramadani.
Gjatë ditës ai kishte mbajtur një prezantim në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ku nuk ishte parë I pranishëm kryeminsitri Thaçi./Indeksonline/