Në emër të bashkëpunimit "harrohet" incidenti

Prishtinë, 6 gusht - Kreu i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu, dhe ai i Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB), Avni Ponari, i kanë dhënë fund "konfliktit" në distancë, që shpërtheu pas përleshjes ndërmjet Përfaqësueses së Emirateve të Bashkuara Arabe dhe asaj të Shqipërisë në turneun ndërkombëtar të organizuar në Prishtinë, fundjavën që shkoi.
Në një konferencë të përbashkët të dy kryetarëve, të organizuar të enjten në Prishtinë, është thënë se incidenti nuk guxon të ndikojë në marrëdhëniet midis dy palëve.
Belegu, që pas incidentit nguli këmbë për kërkimfalje nga Federata Shqiptare, pohoi se bashkëpunimi duhet dhe do të vazhdojë, ndërkohë që kreu i FSHB-së, Ponari, insistoi se përleshja duhet të harrohet.
"Dëshirojmë të dëshmojmë se ajo që ndodhi në turneun e javës së kaluar nuk ka ndikuar dhe nuk guxon të ndikojë në dëmtimin e raporteve FBK - FSHB, përkundrazi do të jetë një arsye që ne të punojmë edhe më tepër, të bindur se gjëra të tilla nuk do të përsëriten, ndërkohë që bashkëpunimi ynë do të jetë edhe më i fuqishëm", është shprehur Belegu. Pezmi i tij ishte i madh pas përleshjes në parket, ku pos lojtarëve u përfshinë edhe disa nga anëtarët e tjerë të të dy stafeve, sidomos ndaj yllit të Shqipërisë, Ermal Kuqo, që u vlerësua si iniciues i gjithë kësaj përleshjeje. Reagimi nga Tirana ishte po aq i ashpër. Kuqo nëpërmjet rrjetit social në internet "Facebook", fyeu Belegun, ndërkohë që me një komunikatë doli edhe vetë Federata Shqiptare e Basketbollit, ku u fajësua FBK-ja për organizim jo të mirë. Por, kreu i FSHB-së, Ponari, të enjten në Prishtinë mohoi që komunikata të jetë lëshuar nga shtëpia që ai drejton, ndërkohë për duelin verbal Kuqo - Belegu tha se shumë shpejt do t'i takojë ata për t'ia shtrirë dorën njëri-tjetrit.
"Ne si FSHB e kemi vlerësuar lart ftesën e FBK-së për pjesëmarrje në turne. Bashkëpunimi ynë ka qenë, është dhe do të mbetet i fuqishëm. Do të vazhdojmë ta mbështesim basketbollin kosovar drejt pranimit në FIBA, por do të bashkëpunojmë edhe pas atij momenti. Ajo që ndodhi gjatë turneut duhet të trajtohet si diçka që i takon së kaluarës. Natyrisht se incidenti ishte një vërejtje për ne që në të ardhmen të jemi më të vëmendshëm, të kemi organizim më të mirë", ka thënë Ponari. "Asnjë incident, as mediat dhe askush tjetër nuk mund të ndikojë në raportet tona. Me rëndësi është fakti që unë, z. Belegu dhe të gjithë zyrtarët e dy federatave, por edhe klubet e basketbollistët do të vazhdojmë të jemi të bashkuar, së shpejti do të kemi takime të përbashkëta, me çka do të dëshmojmë se nuk ka asnjë ndryshim në raportet tona".
Turneu ndërkombëtar i Prishtinës u prish në ndeshjen e fundit të saj EBA - Shqipëri. Dy minuta pa mbaruar çereku i dytë i ndeshjes, shpërtheu dhuna në parket. Pas një fërkimi midis dy lojtarëve gjatë ndeshjes, Kuqo, që ishte rezervist në atë moment, u hedh në parket për të shpërndarë grushte dhe më nuk pati kthim prapa. Përleshja zgjati disa sekonda dhe ndeshja më pas nuk vazhdoi, për t'ia lënë vendin "konfliktit" në distancë Prishtinë - Tiranë.