E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca, Loren Blank nis revolucionin

Euto 2012

Loren Blank ka nisur revolucionin te Franca, ekipit më të njohur në Grupin D eliminator të Euro 2012, aty ku militon edhe Kombëtarja shqiptare. Trajneri që zëvendësoi Rajmond Domenek ka bërë mjaft ndryshime në skuadër përpara miqësores së 11 gushtit kundër Norvegjisë në Oslo. Ai ka grumbulluar mbrojtësin e Romës, Filip Mekses, i cili u la jashtë Botërorit 2010, ndërsa ka thirrur për herë të parë në Kombëtaren “A” edhe sulmuesin Xheremi Menez. Mes 22 lojtarëve të grumbulluar, ku mungonin të gjithë “big”-ët që luajtën në Afrikën e Jugut, spikaste edhe rikthimi i sulmuesit të Realit të Madridit, Karim Benzema. Në këtë ndeshje, Blank do të vëzhgojë kandidatët për ndeshjet e euro 2012.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›