Ne fillim te ketij takimi Kryeministri ka vleresuar kontributin e zotit Shtajner dhe te UMNIK-ut ne stabilitetin e Kosoves, ne marredheniet mes serbeve dhe kosovareve, proces i cili ka ndikuar ne me
Ne fillim te ketij takimi Kryeministri ka vleresuar kontributin e zotit Shtajner dhe te UMNIK-ut ne stabilitetin e Kosoves, ne marredheniet mes serbeve dhe kosovareve, proces i cili ka ndikuar ne menyre te drejtperdrejte per nje rajon qe ndihet tashme me mire drejt proceseve integruese. "Ne jemi optimiste per zhvillimet ne Kosove dhe ne kete drejtim ne deshirojme te shohim zhvillim te metejshem per hapjen dhe shkembimin e marredhenieve mes Kosoves dhe vendeve te tjera fqinje. Tashme ka ardhur koha qe serbet ashtu sikurse shqiptaret ne Kosove te veprojne dhe kontribuojne ne nje menyre te re sebashku ne procesin e ndertimit te institucioneve demokratike dhe kapaciteteve qe zhvillojne Kosoven drejt te ardhmes integruese".
"Ne kete kuader ne mbeshtesim vullnetin e pales kosovare per fillimin e dialogut midis Prishtines dhe Beogradit per te filluar vendosjen e rregullave, normave te bashkejeteses dhe levizjes se lire te njerezve dhe qytetareve si pjesa tjeter e rajonit"tha zoti Nano.
Kryeministri theksoi se ne procesin e dialogut eshte i rendesishem prezenca e faktorit nderkombetar qe ndikon ne forcimin e demokracise multietnike dhe nderton realitete prospektive per Kosoven krahasuar edhe me vendet e tjera ne zhvillim ne rajonin tone.
Ne kete drejtim Kryeministri ka garantuar se Tirana zyrtare do te vazhdoje te luaje nje rol moderativ dhe konstruktiv ne nxitjen e suksesit dhe zhvillimit te institucioneve ne procesin e europianizimit te rajonit dhe per dinamizimin e reformave demokratizuese qe do te cojne te gjithe vendet e Ballkanit sebashku drejt strukturave euroatlantike, per t'i bere ato te afta qe te rivitalizojne traditen dhe historine e tyre te civilizuar, jo me konfliktuale por per nje sjellje normale te qytetareve te tyre drejt komunitetit modern .
Kryeadministratori Shtajner u shpreh ne kete takim me vleresim per kontributin dhe mbeshtetjen e Qeverise se Shqiperise per Kosoven. "Roli juaj ka qene mjaft kontruktiv dhe i cmueshem jo vetem per Kosoven por edhe per komunitetin nderkombetar" tha Shtajner.
Duke u ndalur ne Samitin e Selanikut Nano dhe Shtajner ndane te njejten pikepamje se eshte e rendesishme qe ne kete takim te jepet mesazhi i dialogut politik qe te gjithe faktoret te kuptojne se tashme drejtimi i rajonit dhe i te gjithe Ballkanit eshte ai i integrimit drejt strukturave Europiane.
Kryeministri Nano eshte ndalur gjithashtu gjate ketij takimi ne bashkepunimin qe duhet te kene institucionet e specializuara ne luften kunder krimit te organizuar, trafiqeve te te gjitha llojeve me qellim krijimin e kufijve me te sigurt dhe per te nxitur levizjen e lire te njerzve, mallrave dhe vlerave.