E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne fillim te ketij takimi kryeministri pasi ka falenderuar per angazhimin e BB-se ne Shqiperi i ka njohur perfaqesuesit e BB-se punen qe po behet nga strukturat qeveritare per realizimin e nje sere

Ne fillim te ketij takimi kryeministri pasi ka falenderuar per angazhimin e BB-se ne Shqiperi i ka njohur perfaqesuesit e BB-se punen qe po behet nga strukturat qeveritare per realizimin e nje sere reformash ne fusha te ndryshme si rritja e kapaciteteve te administrates publike, reforma ne ekonomi dhe administrimin fiskal, sistemin bankar, etj.

Ne vecanti zoti Nano eshte ndalur ne angazhimet e ndermara ne kuader te Strategjise Kombetare te Qeverise per Zhvillimin Social Ekonomik si pjese e programit qeverises.

"Ne po punojme ne menyre intensive per implementimin e strategjise duke synuar ne vecanti rritjen e kapaciteteve te programimit dhe monitorimit ne Ministrite e linjes" tha Kryeministri.

"Ne bashkepunim te ngushte me Banken Boterore dhe partneret e tjere ne do te perfshijme ne procesin e pjesemarrjes te kesaj strategjie edhe aktore te ndryshem nga Parlamenti, komuniteti bisnesit, shoqeria civile per te siguruar nje konsensus sa me te gjere qe te jete e mundur per prioritetet qe theksohen ne te per te arritur rezultate shume inkurajuese per Shqiperine".u shpreh ne vazhdim zoti Nano.

Nga ana e tyre perfaqesuesit e Bankes Boterore kane shprehur vleresimin e tyre per bashkepunimin me qeverine shqiptare si dhe per progresin e arritur ne kuadrin e reformave si dhe ne procesin e implementimit te Strategjise Kombetare per Zhvillimin Social-Ekonomik

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›