E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot ne oren 17.00, ne drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, filloi mbledhja e perjaveshme e Keshillit te Ministrave. Mbledhja u zhvillua me kete tematike: "Per permiresimin e bazes legjislative ne f

Sot ne oren 17.00, ne drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, filloi mbledhja e perjaveshme e Keshillit te Ministrave. Mbledhja u zhvillua me kete tematike: "Per permiresimin e bazes legjislative ne fushen e transportit detar dhe per nje trajtim te posaçem per personalitete te artit dhe te shkences". Ne kete mbledhje u miratuan edhe nje numer projektligjesh e vendimesh te rendesishme.

Ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave u miratuan keto projektligje.

U miratua projektligji: "Per autoritetin portual te Republikes se Shqiperise". Qellimi i ketij projektligji eshte te zbatoje strategjine ne infrastrukture, pajisje, burime financiare dhe njerezore, te porteve tregtare, detare te Republikes se Shqiperise, si nje mbeshtetje efektive per arritjen e objektivave shoqerore dhe ekonomike ne nivel vendor dhe rajonal. Per realizimin e objektivave tregtare konkurruese, te beje me te frytshem dhe me te orientuar, nga ana tregtare, sistemin e porteve te Shqiperise, te rrise konkurrencen, te ndihmoje zhvillimin ekonomik, permes invetimit te drejtperdrejte nga sektori privat, per zvogelimin e shpenzimeve publike dhe modernizimin e porteve, te shderroje portet nga "Porte Sherbimi" ne "Porte Administruese Toke", per te rritur pavaresine trgtare te portit, te perafroje sherbimet dhe infrastrukturen portuale sipas praktikave nderkombetare, per standarte te njejta midis shteteve etj.
Objekti i ketij ligji eshte percaktimi i formes se organizimit, rregullave te funksionimit dhe adnministrimit, i marredhenieve me operatoret, me organet shteterore dhe te perfaqesimit te autoritetit portual. Ky ligj gjen zbatim ne portin e Durrsit dhe ne portet e tjera tregtare, me standarte administrative te njejta me kete port dhe qe percaktohen si te tille me vendim te Keshillit te Ministrave.

Porti Detar i Durresit, si porta kryesore hyrese e Korridorit te 8-te i eshte nenshtruar vazhdimisht proceseve te rehabilitimit nga donatore e huaj si Banka Boterore, Programi PHARE, Banka Europiane e Investimeve etj., qe synojne rritjen e aftesive perpunuese te portit dhe afrimin e treguesve te tij e portet e Europes. Ne kete kuader eshte edhe projekti i dyte i BB i cili konsiston ne rehabilitimin dhe ristrukturimin administrativ te Portit te Durresit dhe privatizimin e proceseve komerciale te tij., konkretisht ne transferim te tij nga Port "Sherbimesh" ne Port "Veglash" dhe ne fazen perfundimtare synohet te trasnsferohet ne "Port Administrues Toke", model ky i ndjekur nga shumica e porteve te sukseseshme ne mbare boten.

Synimi i ketij projektligji eshte qe portet shqiptare te cilet arrijne standarte administrative dhe statutore si Porti i Durrsit te punojne njesoj si portet e tjera ndekombetare, te menaxhojne portin ne menyre te pavarur nga ana komerciale, te operojne portin sipas modelit "Port Administrues Toke", te punoje duke qene i orjentuar nga tregu dhe nga perdoruesit e tij.

Hyrja ne fuqi dhe dhe zbatimi i ketij ligji krijon premisa per rritjen e nivelit te sherbimeve komerciale nga sektori privat dhe per pasoje rritjen e te ardhurave.

Sot, ne mbledhjen e Qeverise, u miratua projektligji: "Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne konventen per heqjen e kerkeses per legalizimin e dokumenteve zyrtare, te huaja".
Republika e Shqiperise, vitin e kaluar, aderoi ne Konferencen e Hages per te Drejten Nderkombetare Private, nje organizate mjaft e rendesishme qe ka si qellim unifikimin e se drejtes nderkombetare private. Ky anetaresim shoqerohet me ratifikimin dhe aderimin ne nje sere konventash ne kuadrin e kesaj organizate, nder te cilat edhe Konventa per heqjen e kerkeses per legalizimin e dokumentave zyrtare te huaja, e cila ka si objekt heqjen e kerkeses per legalizimin diplomatik dhe konsullor te dokumenteve zyrtare te huaja.
Kjo konvente zbatohet per dokumenta zyrtare qe leshohen ne territorin e nje shteti pale dhe ekzekutohen ne territorin e nje shteti tjeter pale ne te, duke nenkuptuar me legalizim, aktin e vertetimit te autenticitetit te firmes nga agjentet diplomatike, ose konsullore te Shtetit ne te cilin leshohet dokumenti. Anetaresimi ne kete konvente dhe vendimi i KM, i miratuar kohet e fundit, nr.134, date 07.03 2003, do te ndikojne mjaft ne lehtesimin e procedurave te legalizimit te dokumentave te leshuara nga autoritetet shqiptare, qe perdoren jashte vendit.

Ne mbledhjen e Qeverise u miratua projektligji: "Per per aderimin e Republikes se Shqiperise ne konventen per reduktimin e pashtetesise".
Konventa e Organizates se Kombeve te Bashkuara mbi reduktimin e pashtetesise eshte bere ne Nju Jork me 30 Gusht 1961 dhe ka hyre ne fuqi me 13 Dhjetor 1975. Kjo Konvente permban nje sere parimesh dhe standartesh qe njekohesisht perbejne kerkesa drejtuar shteteve kontraktuese per t'i zbatuar ato. Qellimi kryesor i kesaj Konvente eshte reduktimi i personave pa shtetesi, duke rregulluar dhe permiresuar ne kete menyre statusin e tyre.
Kjo shtetesi jepet ne rastet kur:
- me lindjen, nga veprimi i ligjit
- ne baze te nje aplikimi te paraqitur tek autoritetet perkatese, nga ose ne emer te vete personit te interesuar, ne menyren e parashikuar nga e drejta e brendshme.
Nje shtet kontraktues nuk mund te te privoje nje person ose nje grup personash prej shtetesise se tyre per arsye raciale, etnike,fetare ose politike. Shteti kontraktues mund ta kushtezoje dhenien e shtetesise se tij ne perputhje me kushtet e meposhtme:
- qe aplikimi te jete paraqitur para se aplikimi te kete arritur nje moshe, e cila eshte me pak se 23 vjec, te caktuar nga shteti kontraktues;
- qe personi i interesuar te kete banuar zakonisht ne territorin e shtetit kontraktues per nje periudhe qe te mos i kaloje 3 vjet qe i paraprin menjehere paraqitjes se aplikimit, sic mund te caktohet nga ai shtet;
- qe personi i interesuar te mos kete qene i denuar per nje veper penale kunder sigurise kombetare;
- qe personi i interesuar te kete qene gjithmone pa shtetesi.
Anetaresimi ne keto konventa do te rregulloje statusin e ketyre personave pa shtetesi si dhe do te krijoje mundesine e respektimit te te drejtave te tyre.

Keshilli i Ministrave ne mbledhjen e soetme miratoi edhe keto vendime:

Ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi "Per standardet e zhvillimit te kurrikulave te arsimit dhe formimit profesional".
Qellimi i ketij vendimi eshte institucionalizimi i metodikes se hartimit te kurrikulave te AFP-se ne dy nivele: skeletkurrikuli, si standart kombetar i kualifikimit profesional perkates ne nivel qendror dhe kurrikuli ne nivelin e shkolles ose qendres. Skeletkurrikuli do te permbaje, nder te tjera, qellimet e pergjithshme dhe strukturen e kualifikimit profesional, vendin qe ze ky ne strukturen e kualifikimeve profesionale kombetare, listen e kompetencave, qe do te pervetesohen nga nxenesit ose kursantet gjate kualifikimit, permbajtjet e pergjithshme (lendet, temat, modulet mesimore) dhe synimet perkatese, kriteret e pergjithshme te vleresimit te nxenesve ose kursanteve, si dhe ato te provimeve perfundimtare. Kurrikuli ne nivel shkolle ose qendre bazohet ne skeletkurrikulin perkates dhe do te permbaje, nder te tjera, programet e detajuara te lendeve teorike dhe praktike ose moduleve te kualifikimit profesional, objektivat specifike (rezultatet e pritshme) te procesit mesimor, shperndarjen kohore per elementet e detajuara te permbajtjeve, motodat e mesimdhenies dhe format e vleresimit te nxenesve ose kursanteve. Standartet do te ndihmojne decentralizimin e arsimit si dhe modernizimin e procedurave te vleresimit e te certifikimit. Permbajtjet e kurrikulave do te orientohen me teper ne kompetencat e punes dhe struktura e tyre do te behet me shume fleksible.

Ne mbledhjen e sotme te qeverise u miratua vendimi per: Rregullat dhe veprimet e zyrave te gjendjes civile dhe per detyrimin e shtetasve per transferimin e te dhenave te gjendjes civile.
Transferimi i dokumenteve te gjendjes civile nga njera zyre ne tjetren, mbas ndryshimit te vendbanimit te shtetasve, eshte nje nga aspektet me problematike te punes se zyrave te gjendjes civile. Sherbimi aktual i gjendjes civile nuk ka mundur te pasqyroje plotesisht ndryshimet demografike te dhjetevjecarit te fundit, per shkak te permasave te medha te kesaj dukurie, si dhe per shkak te nje mbeshtetjeje jo te plote ligjore per procedurat e nevojshme, per transferimin e te dhenave te gjendjes civile te shtetasve te shperngulur. Vendimi i miratuar synon persosjen, unifikimin dhe thjeshtimin e ketyre procedurave. Nder dokumentat qe duhete te paraqiten nga ana e shtetasve prane zyres se gjendjes civile te vendbanimit te ri per te vertetuar faktin e shperngules, ne mungese te dokumentit te pronesise se baneses apo kontrates se qiramarrjes ne baze te vendimit te Keshillit te Ministrave per "Ndryshimin e vendbanimit nga shtetasit shqiptare», zyrat e gjendjes civile kane pranuar nga shtetasit edhe vertetime te leshuara nga organet e qeverisjes vendore, ku vertetohet fakti i banimit. Ne kushtet konkrete kur nje numer i madhe te shperngulurish banojne ne banesa te palegalizuara, kjo eshte rruga me e mire per te evidentuar vendndodhjen e keture shtetasve, duke i krijuar Sherbimit te gjendjes civile, mundesine qe te paraqese kurdohere nje gjendje reale, gje qe ndihmon ne perpunimin e politikave te zhvillimit nga ana e pushtetit qendror dhe atij vendor si edhe per te permiresuar dukshem sherbimet qe ofron ky sherbim ndaj shtetasve dhe ndaj institucineve sheteterore si KQZ, Insituti i Sigurimeve Shoqerore, organet e rendit e te drejtetsise etj. Evidentimi i kesaj kategorie te shtetasve ne regjistrat e gjendjes civile, do te ndihmoje edhe vete procesin e legalizimit te ndertimeve pa leje.
Procedura e paraqitur ne kete vendim, diktohet nga pervoja e deritanishme, kur megjithese per nje numer shume te madh shtetasish ka mbaruar transferimi i te dhenave nga zyra e vendbanimit te vjeter, ne zyren e vendbanimit te ri, nuk behet regjistrimi, sepse pritet qe keta shtetas te bejne privatisht edhe transferimin e evidences se tyre ushtarake. Por per mungese te vullnetit nga ana e tyre, per te bere kete transferim, procesi i regjistrimit nderpritet duke shkaktuar shume crregullime ne veprimtarine e Sherbimit te Gjendjes Civile. Duke e kaluar transferimin e evidences ushtarake ne kompetence te zyrave te gjendjes civile dhe strukturave perkates te ministrise se mbrojtjes, sigurohet mosnderprerja e procedurave te transferimit te te dhenave te gjendjes civile, si dhe lehtesohet puna e shtetasve.

Miratohet vendimi: « Per Rishperndarje fondesh buxhetore per vitin 2003, per Zyren Qendrore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ».
Kryerja e procedurave te inventarizimit te pronave te paluajtshme shteterore ne njesite e qeverisjes vendore, mbeshtetet ne informacionin e zyrave te regjistrimit te pasurive te paluajtshme ne rrethe. Per kete qellim gjate vitit 2003, keto zyra do te vene ne dispozicion te bashkive dhe komunave, nepermjet Agjencise se Inventarizimit dhe Transferimit te Pronave Publike rreth 16.6 mije cope harta treguese te regjistrimit, rreth 27.7 mije faqe printime te pronave te paluajtshme shteterore dhe rreth 9.4 mije faqe te librave te ngastrave. Nisur nga volumi i madh i ketij dokumentacioni miratohet kalimi i fondit prej 19 million leke nga buxheti i Ministrise se Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit ne Zyren Qendrore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme per vitin 2003. Kalimi i ketij fondi ben te mundur sigurimin ne kohe te bazes se nevojshme materiale, shumefishimin e dokumentacionit dhe thjeshtesimin e veprimeve financiare per likujdimin e tij.

Ne mbeshtetje te vendimit te Keshillit te Ministrave "Per inventarizimin e pronave te paluajtshme shteterore dhe transferimin e pronave ne njesite e qeverisjes vendore » eshte menduar qe prane ZRPP-ve ne rrethe te atashohen punonjes me kontarte te perkohshme pune per nje periudhe nje-vjecare, te cilet do te pergatisin, dukumentacionin e siperpermendur dhe do te jene ne dispozicion te njesive te qeverisjes vendore per sqarimet e nevojshme qe lidhen me pronat e paluajtshme shteterore. Per pagesen dhe sigurimin shoqeror te tyre eshte parashikuar ne buxhetin e Ministrise se Pushtetit vendor dhe decentarlizimit fondi prej 4.8 million leke, i cili i kalohet zyres Qendrore te regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Te dyja keto vlefta se bashku perbejne shumen totale prej 19 million qe u kalua.

Adoptohet vendimi : « Per Miratimin ne parim te marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Bullgarise per bashkepunim ne fushen e shendetsise ».
Ne kuader te krijimit te nje fryme bashkepunimi me te ngushte ne te gjitha drejtimet midis vendeve te Ballkanit, Qeveria e Republikes se Bullgarise ka propozuar projekt-marreveshjen per bashkepunim ne fushen e mjeksise ndermjet dy vendeve tona, e cila eshte ne perputhje me programin e Qeverise dhe Ministrise se Shendetsise. Ajo i permbahet parimit te barazise, reciprocitetit dhe perfitimit te ndersjellte dhe i sherben bashkepunimit midis dy vendeve ne rritjen e cilesise se sherbimit ndermjet permiresimit te teknologjise, trainimit dhe shkembimit te eksperiences si dhe ne drejtim te kontrollit te situates epidemiologjike ne dy vendet tona.

Kjo marreveshje parashikon bashkepunim ne fushat : Politika shendetsore, Dhenia e ndihmes mjeksore popullates, Kontrolli sanitar mbi ushqimet, mallrat dhe faktoret mjedisore, Kontrolli epidemiologjik i semundjeve infektive dhe parazitare, Promovimi shendetsor dhe parandalimi i semundjeve, Politika mbi drogat mjeksore, Legjislacioni shendetsor, Politika e trajnimit te stafit mjeksor, Shkencat mjeksore etj.

Adoptohet vendim: "Per Miratimin ne parim te protokollit te Sesionit te trete te Komisionit te Perbashket Shqiptaro- Slloven, per bashkepunim ekonomik".
Brenda muajit mars 2003 do te mblidhet ne Tirane Sesioni i Trete i Komisionit te Perbashket Shqiptaro-Slloven per Bashkepunimin Ekonomik.
Kryetar per palen shqiptare eshte Ministri i Ekonomise z, Arben Malaj. Komisioni i Perbashket mblidhet periodikisht ne baze te marreveshjes per bashkepunim ekonomik ndermjet qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Sllovenise te neshkruar ne Lubljane me 27 maj 1992. Ne punimet e Sesionit do te diskutohet niveli I larte I marredhenieve te deritanishme ekonomiko-tregtare. Po ashtu do te diskutohen perspektivat e bashkepunimit per vitin ne vazhdim ne fusha te ndryshme. Palet do te punojne per thellimin e bashkepunimit ne fushat e nxitjes se investimeve te huaja direkte, nxitjes se eksporteve apo mbeshtetjes se zhvillimit te sektorit privat nepermjet realizimit te projekteve e programeve te perbashketa, shkembimit te informacionit dhe eksperiences ndermjet organizmave homologe, organizimit te seminarave, trainimeve dhe Forumeve te perbashketa te Biznesit etj. Palet do te mbeshtesin procesin e negociimit dhe te nenshkrimit te nje sere Marreveshjesh, si ajo per eleminimin e tatimeve te dyfishta, ajo veterinare apo ne fushen e transportit nderkombetar rrugor te mallrave dhe udhetareve, sikurse edhe protokollesh bashkepunimi ndermjet institucioneve dhe organizmave te ndryshme per thellimin e karakterit institucional te bashkepunimit dypalesh. Interes paraqet edhe diskutimi lidhur me mundesine e marrjes se asistences teknike mbi legjislacionin ne fushen e strehimit, planifikimit urban, turizmit krahas asistences mbi teknikat manaxhuese te kompanive te naftes e gazit apo praktikat e privatizimit te tyre.

Ne mbledhjen e Qeverise u miratua edhe vendimi: "Per shpronesimin per interes publik te pasurive te paluajtshme, qe preken nga ndertimi i segmentit rrugor Librazhd-Qukes, ne qarkun e Elbasanit".
Shpronesimi i kerkuar behet per te realizuar detyrimet e shtetit shqiptar qe rrjedhin nga projekti per ndertimin e segmentit rrugor LIbrazhd –Qukes. Ky segment eshte pjese e rendesishme e Korridorit Lindje-Perendim. Si pasoje e zbatimit te projektit te segmentit rrugor Librazhd-Qukes, te territorit te Librazhdit, ka lindur nevoja shtese- shpronesimi te nje siperfaqe trualli prej 221 m2, toke bujqesore prej 1149 m2 dhe 101 rrenje dru frutore.

U adoptua vendimi per "Miratimin e fondit te shpenzimeve te entit rregullator te telekomunikacioneve per vitin 2003".
Ky vendim bazohet ne ligjin "Per telekomunikacionet ne Republiken e Shqiperise", i cili percakton qe burimet e financimit te Entit Rregullator te Telekomunikacioneve (ERT) jane te ardhurat e mbledhura nga pagesat per licensat dhe se fondi i shpenzimeve te ERT miratohet nga Keshilli i Ministrave, me propozim te ERT. Ne vendim parashikohet edhe struktura e fondit te shpenzimeve te ERT per vitin 2003. Fondi i planifikuar i shpenzimeve ka parasysh permbushjen e funksioneve ligjore te entit rregullator te Telekomunikacioneve, si dhe detyres teper te rendesishme per ngritjen e qendres Kombetare te monitorimit te Spektrit, detyre kjo qe i eshte ngarkuar ERT-se.

U miartua edhe vendimi: "Per percaktimin e kufijve te sasise se farave, qe lejohen te shkembehen per qellime shkencore dhe eksperimentale, si dhe ato qe ndalohen te shkembehen per kete qellim".
Ne zbatim te nenit 10, te ligjit nr. 8732, date 24.01.2001, per materialin bimor, eshte pergatitur vendimi perkates i KM per sasite e farerave qe lejohen te shkembehen per qellime shkencore dhe eksperimentale me Institucionet Shkencore jashte vendit ose me persona fizike dhe juridike te huaj, pa iu nenshtruar procedurave doganore. Lista e specieve dhe varieteve me sasite perkatese te farave eshte pergatitur duke marre mendimin e Institucioneve Kerkimore dhe Shkencore te vendit tone. Gjithashtu eshte marre parasysh sasia e farerave qe lejohen per shkembim nga institucionet analoge ne vendet e tjera te BE. Lista e farerave te bimeve te cilat nuk lejohet te shkembehen eshte pergatitur ne bashkepunim me specialistet e antidroges ne Ministrine e Rendit Publik.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›