E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne formim qeveria Gruevski 3

Pasi Presidenti i Maqedonise Gjeorge Ivanov edhe zyrtarisht i dorezoi mandatin kreut te VMRO-se Nikolla Gruevski per formimin e Qeverisev se re paralelisht me procedurat ligjore po zhvillohen edhe negociatat per ekzekutivin e ri mes VMRO-DPMNE-se dhe BDI-se si dy parti fituese ne zgjedhjet e parakoheshme parlamentare. Qeveria Gruevski 3 thuajse 50 perqind do te freskohet me kuadro te rinj 9 deri 10 ministra nga 21 sa numeron kabineti qeveritar do te jene fytyra te reja ne ekzekutiv.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri Nikola GruevskiZevendeskryeministri Abdylaqim Ademi njeheresh edhe anetar i ekipit negocues per formimin e qeverise se re thote se partneret e koalicionit kane arritur pajtueshmeri per vendet e ministrave zevendesministrave dhe sekretareve shteterore. Sipas tij ne negociata eshte duke u bere harmonizimi i programeve te dy partive per te formuar nje program te perbashket qeveritar. Behet fjale per program te perbashket i cili do te duhet te reflektoje programet e te dy partive politike dhe frymen qe eshte ne ato dy programe. Nenkuptohet ketu duke perfshire prioritetin kryesor qe eshte eurointegrimet zhvillimin ekonomik mardheniet nderetnike Marreveshja e Ohrit dhe keshtu me radhe thote Abdylaqim Ademi.

Partise shqiptare ne pushtet ne qeverine e re do ti takojne dy poste te zevendes kryeministrave 5 ministri 4 zevendes ministra si dhe 5 sekretare shteterore. Analisti politik Albert Musliu thote se negociatat per formimin e qeverise se re mes VMRO-DPMNE-se dhe BDI-se po zhvillohen larg syve te opinionit publik dhe nuk jepen detaje per ate se cfare negociojne partneret e koalicionit. Kjo eshte ceshtje negociatash. Besoj se ceshtja e ministrive eshte e rregulluar jemi shume te interesuar se si do te permbushet pjesa politike pasi nga pjesa politike varet edhe procesi eurointegrues edhe efektuimi i dikastereve te cilat BDI-ja deri tash i ka negociuar per vete thote analisti Albert Musliu.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ali Ahmeti Kryetar i BDISipas analisteve politike partia shqiptare ne qeveri duhet te insistoje qe pjese e programit qeveritar te jete edhe platforma e saj zgjedhore. Ne cdo shtet demokratik normal qeverite e koalicionit nenkuptojne edhe programe te koalicionit dhe per mua nuk ka justifikim nese kjo nuk ndodh shton Albert Musliu

Analisti Vladimir Boxhinovski vlereson se gjate formimit te qeverise se koalicionit eshte mese e nevojshme te harmonizohen programet partiake sepse ne te kunderten koalicioni do te jete labil. Do te ishte e favorshme thote Bozhinovski qe VMRO-DPMNE dhe BDI te kene edhe nje marreveshje te shkruar per qeverisjen ne 4 vitet e ardhshme.

Besoj se do te kete nje platforme te perbashket ne baze te se ciles do te ndertoheshin raportet dhe do te miratoheshin vendimet mes partnereve te koalicionit. Sa i perket paralajmerimeve se do te kete nje marreveshje te nenshkruar une nuk besoj se do te kete nje gje te tille shprehet analisti Vlldimir Bozhinoski

Bildunterschrift Parlamenti takim i fraksioneve

Sipas profesort universitar Zdravko Savevski edhe pse midis VMRO-PMNE-se dhe BDI-se nuk ka ndonje ideologji te perafert ky koalicion ne te kalaren ka funksionuar pa pobleme te medha. Meqe nuk ekziston profilim ideologjik mes dy partnereve te koalicionit qeveritar atehere BDI perqendrohet ne realizimin e kerkesave te shqiptareve pa u fokusuar ne dallimet qe ka me partnerin e koalicionit qeveritar thote Zdravko Savevski.

Ne baze te afateve kohore qe jane ne skadim e siper qeveria e re me se voni duhet te formohet deri me 10 gusht.

AutorFatos Musliu

RedaktoiAida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›