Si vleresohet ne Kosove marreveshja me Serbine

Qeveria e Kosoves thote se nga nje nentori i ketij viti do te fillojne se zbatuari marreveshjet e arritura ne bisedimet ndermjet Prishtines dhe Beogradit. Palet prezantuan ne bisedime tri marreveshje per lirine e levizjes njohjen e ndersjellte te diplomave shkollore dhe universitare dhe per regjistrat civile. Analistet politike e cilesojne arritjen e ketyre marreveshjeve nje sukses te vogel dhe me shume nje evropianizim i dialogut teknik ndermjet Prishtines dhe Beogradit. Keshtu thote per programin tone analisti Driton Lajqi Meqenese Serbia gjithcka ka per qellim qe ta politizoje ne raport me Kosoven mendoj se edhe kesaj radhe do te perpiqet qe te veproje njejte dhe do te zhagise implementimin e ketyre marreveshjeve sepse praktika e deritashmme na detyron te themi keshtu. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Edita Tahiri
Mirepo kryesuesja e delegacionit te Kosoves ne bisedat Kosove-Serbi Edita Tahiri eshte e bindur se implementimi i marreveshjeve do te ndodhe dhe ato do tu japin fund edhe funksionimit te strukturave paralele qe funksionojne qe nga paslufta ne Kosove. Me nje nentor 2011 vendoset rendi zbatohet ligji dhe eliminohen strukturat paralele ne fushen e levizjes se lire pra ato zyra paralele qe kane prodhuar dokumente udhetimi ne menyre ilegale thote Edita Tahiri.
Zonja Tahiri thote se dialogu Kosove-Serbi dhe rezultatet e para te tij e kane ofruar edhe Kosoven me Bashkimin Evropian.
Presim qe dialogu teknik te prodhoje efekte konkrete te afrimit te Kosoves me Bashkimin Evropian dhe kerkesat tona zyrtare drejt BE jane liberalizmi i vizave hyrja ne marredhenie kontraktuale me BE dhe pershpejtimi i statusit te kandidatit thote Edita Tahiri.
Nderkohe analisti Driton Lajqi arritjen e marreveshjeve te para ndermjet Kosoves dhe Serbise nuk e sheh fitore te ansnjerit vend. Mirepo sic e thashe edhe ne fillim kjo eshte nje evropianizim i bisedave teknike meqenese konkluzionet apo garantues me shume sesa lehtesues eshte Bashkimi Evropian perkatesisht zyra e Baroneshes Ashton thote Driton Lajqi.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Driton Lajqi
Komisioni Evropian e ka vleresuar qasjen konstruktive te qeverise se Kosoves ndaj dialogut me Serbine. Ky vleresim pritet te perfshihet ne raportin e progresit per Kosoven qe do te publikohet gjate muajit shtator. Gjate vizites ne fundjaven e shkuar ne Kosove drejtori per ballkanin perendimore ne komisionin evropian Pier Mirel tha.
E di se ne fillim te ketij dialogu ka pasur qarqe te caktuara qe kane shprehur hezitimin e tyre megjithate ne besojme fuqishem qe ky eshte nje rast unik per Kosoven qe ti adresoje disa prej problemeve dhe ceshtjeve me konkrete per te miren e qytetareve dhe gjithashtu mendoj qe kjo demonstron pjekurine e Kosoves per te diskutuar ceshtje te rendesishme thote Pier Mirel.
Edhe zyra civile nderkombetare e cila mbikqyr pavaresine e Kosoves i vlereson rezultatet e para ne dialogun Kosove-Serbi dhe beson se dialogu ne te ardhmen do te perfshije edhe fusha te tjera dhe do te vazhdoje te ofroje perfitime praktike per qytetaret. Shefi i kesaj zyreje Peter Faith thote se kjo do te ndihmoje ne krijimin e nje modeli te angazhimit te respektueshem fqinjesor ne promovimin e bashkepunimit me te ngushte rajonal dhe ne avancimin e perspektives evropiane per Kosoven dhe Serbine thote Peter Faith.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Peter Faith
Zyra civile nderkombetare pret implementimin ne kohe te ketyre marreveshjeve ne menyre qe te forcohet me tej besimi.
AutorBekimShehu
RedaktoiAida Cama