Në fund të këtij shekulli 90% e gjuhëve do jenë zhdukur
Share
Shumë nga gjuhët e botës do të zhduken në rast se nuk bëhet më shumë për ti mbrojtur ato. Ky është paralajmërimi që bëhet nga shkencëtarët e Penn University, që thonë se gjuhët po zhduken me një shpejtësi të frikshme.
Ekspertët përllogaritin se në fund të këtij shekulli, 50-90 përqind e gjuhëve të botës do jenë zhdukur.
Me zhdukjen e tyre do zhduken kultura dhe histori unike dhe në planet do instalohet një kulturë botërore.
Një fakt interesant është se gjuhët janë të lidhura edhe me biodiversitetin. Vendet më të kërcënuara në botë nga industrializmi dhe urbanizimi kanë edhe gjuhët më të rrezikuara.
Ndërkohë që speciet po zhduken 1 mijë herë më shpejt se në ndonjë kohë tjetër, edhe gjuhët do kenë këtë fat.