E Diel, 1 Nëntor 2026

Mendohuni mirë kur tia shani ushqimin gruas suaj!

Share

Herën tjetër kur të mendoni të shani ushqimin e gruas suaj, mendoni për rusin Juri Ticuic.

69 vjeçari rus do e mendojë dy herë përpara se të shajë ushqimin e gruas së tij, pasi një grindje për këtë çështje për pak sa përfundoi në mënyrë fatale.

Ai u zu me të shoqen për supën dhe në nerva e sipër doli në pyllin e ngrirë, ku humbi edhe rrugën.

Për më shumë se një muaj ai mbijetoi në të ftohtë duke ngrënë barishte dhe gjethe.

Banorët e zonës e gjetën në gjendje të rëndë shëndetësore. Për shkak se këmbët i kishin ngrirë, ndoshta do të duhet tia presin.

Pavarësisht se çfarë ndodh, kjo është hera e fundit që do e kritikoj gatimin e gruas sime. Çdo gjë është më mirë se barishtet, tha ai.

Dhe ta mendosh se u ankua se supa ishte e ftohtë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›