E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Ne jemi PS-ja, ju kemi mundur në 30 vite”- Klosi: Ju dënon ligji nëse bëni politikë me dhunë

Deputeti Blendi Klosi gjatë fjalës së tij në Parlament replikoi me deputetët e opozitës për faktin se ata po dënohen pa të drejtë nga shumica, vetëm pse kritikojnë mënyrën e qeverisjes.

“Vetëm për një fjalë jemi dënuar edhe ne. Ndërpritej fjala kur kritikonim ish-kryetaren e Kuvendit apo qeverinë e asaj kohe,” iu përgjigj Klosi opozitës.

Ai shprehu keqardhje për “shembullin e dhunshëm” me të cilën po bën politikë pakica parlamentare.

“Nuk e kuptoj a u tërhoqët nga politika që ndoqët, nga mosbindja civile. U tërhoqët nga djegia e karrigeve dhe vini këtu dhe ankoheni pse jeni dënuar. Ajo për të cilën jeni dënuar ju përbën një vepër penale,” tha Klosi.

“Dëmtimi i veprës publike, djegie e karrigeve përbënë një vepër penale jo vetëm ne që jemi madhor por dhe për fëmijët tanë nëpër shkolla. Çfarë shembulli i jepni ju politikës shqiptare?  Vini këtu për një vendim gjykate që serish ju jeni të dënuar sepse ju dënon morali i këtij qyteti dhe morali i Shqipërisë me sjelljen që keni bërë. Ndaj do të dënoheni serish sa herë që të nxirrni flakadanët në Parlament. Sa herë që të prishni pronën publike dhe sa herë që të bëni politikë me dhunë do dënoheni sërish. Jo se ju dënon PS-ja dhe kryeministri Rama por ju dënon ligji, ju dënon morali dhe ju dënon rregullorja e Kuvendit”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›