E Martë, 3 Nëntor 2026

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet me qëllim ekstradimi 51-vjeçari

TIRANË, 18 mars /ATSH/ Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Shtetit me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

“Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në ndërkombëtar që fshihen në Shqipëri, si dhe si rezultat i bashkëpunimit me homologët e Policisë italiane, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Operacionalja 34”, njoftoi policia.

Sipas policisë gjatë operacionit, është kapur në Maminas dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Albert Koni, 51 vjeç, banues në Maminas.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, me vendimin e datës 10.01.2025, e ka dënuar me 4 vjet, 5 muaj dhe 21 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike”, njoftoi policia.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›