E Martë, 3 Nëntor 2026

Kos Data: Shqipëria ka qeverinë me numrin më të lartë të grave në Europë me 68.7%

TIRANË, 18 mars/ATSH/- Qendra Kos Data ka publikuar të dhëna për pjesëmarrjen e grave në qeveritë e shteteve europiane.

Sipas të dhënave të publikuara, Shqipëria renditet e para në Evropë për përfaqësimin e grave në kabinetin qeveritar.

Kos Data thekson se qeveria e Shqipërisë ka 11 gra dhe 5 burra në qeveri, ose 68.75% gra.

Pas Shqipërisë, renditet Finlanda me 12 gra dhe 7 burra ose 63.16% gra dhe vendi i tretë në renditje është Islanda me 7 gra dhe 4 burra ose 63.64% gra

Sipas Kos Data, dy shtetet që nuk kanë asnjë grua në qeveri janë Hungaria dhe Azerbajxhani, respektivisht me 16 dhe 21 burra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›